ASh: Në prag të 20-vjetorit të partisë, Talat Xhaferi “feston” miqësinë pro ruse, “BDI – Kadirov”

    Aleanca për Shqiptarët nëpërmjet një komunikate për Nistori.com shkruan se, ata që e kanë gojën plot retorikë për integrime dhe akuza ndaj të tjerëve për Rusinë, u demaskuan vetë në mënyrën më skandaloze. Sipas tyre, në prag të 20 vjetorit të partisë së tyre, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka pritur një delegacion të bashkëpunëtorëve të Ramazan Kadirovit në 70 vjetorin e babait të liderit pro rus.

    “Në prag të 20 vjetorit të partisë së tyre, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka pritur një delegacion të bashkëpunëtorëve të Ramazan Kadirovit në 70 vjetorin e babait të liderit pro rus. E gjithë kjo ka ndodhur në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, institucionin më të lartë ligjvënës të një vendi anëtar të NATO-s. Njerëzit e Kadirovit dhe Xhaferit shifen të përqafuar edhe pse ky i fundit ka tentuar që të fsheh takimin duke mos e publikuat në faqen zyrtare të Kuvendit. Për të qenë skandali edhe më i madh, njëri nga bashkëpunëtorët e Kadirovit që publikoi fotografitë, luftën e vitit 2001 e paraqet si luftë fetare, ndërsa Xhaferit nuk i pengon krahasimi me komandantët pro rusë të Çeçenisë.” – kumton ASh.

    Nga ana tjetër edhe depueti i VMRO-DPMNE-së , Antonio Miloshoski në profilin e tij në Facebook ka shkruar rreth takimit të Xhaferit me delegacionin çeçen dhe ka pyetur kryeparlamentarin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin se çfarë u premtoi delegacionit e cila drejtohej nga Abdul-Wyed Niyazov një vit më parë, vizita e tyre paksa e çuditshme Kuvendin e Maqedonisë si dhe pa njoftime për mediat.

    Ndryshe, BDI më 3 qershor, në sheshin “Skenderbeu” në Shkup, ndërsa me 4 qershor në sheshin “Iliria” në Tetovë, feston 20 vjetorin e partisë për të shënuar rrugëtimin dydekadësh dhe sukseset e subjektit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    RISHIKIMI I BUXHETIT | Besimi: 76 milionë euro për ekonominë e qytetarëve dhe 52 milionë euro për bujqit

    Lajmi i rradhës

    Këtë vit Maqedonia do të ketë huamarrje prej 900 milionë euro

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë