RISHIKIMI I BUXHETIT | Besimi: 76 milionë euro për ekonominë e qytetarëve dhe 52 milionë euro për bujqit

    Afër 76 milionë euro të reja shtesë për masa për mbrojtjen e standardit të qytetarëve dhe mbështetje të ekonomisë sigurohen me ribalansin e Buxhetit, si mjete për mbrojtje ose rezervë dhe në rast të nevojës do të hyjnë në pako të re të masave. Sigurohen edhe 52 milionë euro shtesë për subvencione për fermerët, informoi sot ministri i Financave, Fatmir Besimi, përcjell Nistori.

    Ministri tha se, me rishikimin e buxhetit që e miratoi dje Qeveria, janë siguruar edhe mjete për rritje të pensioneve, të pagave për mësimdhënës, për subvencione për rritjen e pagës minimale dhe në sektorin publik dhe privat, si dhe më shumë mjete për kompensime sociale dhe sibvencione për të ardhura minimale të garantuara.

    “Ky rishikim është adekuat dhe përgjigje fiskale në kohë ndaj zhvillimeve aktuale globale. Ky është rishikim për rikuperim të tërësishëm të ekonomisë nga pandemia. Rishikimi për mbështetje të qytetarëve dhe kompanive në kulmin e krizës gobale të çmimeve dhe energjetike”, tha Besimi.

    Rritja ekonomike për këtë vit është projektuar për 3,2 përqind, që është ulje për  1,4 në raport me projeksionet makroekonomike kur krijohej buxheti. Pritet që kërkesa të jetë shtytësi kryesor i rritjes, me çka konsumi privat projektohet me rritje prej 3.3 përqind.

    “Ndikimi i presioneve të çmimeve ndaj të ardhurave të amvisërive do të neutralizohet përmes pagës minimale të rritur, pensionet e rritura, por edhe përmes masave të tjera qeveritare për zbutje të efekteve nga shoku i çmimeve”, paralajmëroi Besimi.

    Sipas tij, këtë vit pritet rritje e kërkesës për fuqi punëtore, të nxitur përmes masave aktive dhe programeve për punësim dhe mbështetje të ndërmarrjeve vendore dhe të huaja për hapje të vendeve të reja të punës. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    TETOVA PA PUNËTORË | Gastronomët kanë bërë rritje të rrogave, por më kot

    Lajmi i rradhës

    ASh: Në prag të 20-vjetorit të partisë, Talat Xhaferi “feston” miqësinë pro ruse, “BDI – Kadirov”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë