ASh: Partitë në pushtet të mos e ngarkojnë situatën me shpifje politike, por t’i mbrojnë qytetarët

    Aleanca për Shqiptarët ka reaguar menjëherë pas protestës së dhunshme para Kuvendit të RMV-së ndaj propozimit francez. Sipas ASh-së, protesta është e drejtë demokratike, por jo edhe dhuna, vandalizmi dhe gjuha e urrejtjes, përcjell Nistori.

    “Për dy ditë radhazi shqiptarët e Shkupit janë të pambrojtur nga shteti dhe nga policia. Huliganët nga protestat e fundit dje dhe sot kanë sulmuar pronat e shqiptarëve dhe qytetarët në Çarshinë e Vjetër dhe Sheshin Skenderbeu. Ju bëjmë thirrje qytetarëve që të tregohen të përmbajtur dhe të kujdesshëm e mos të bien në provokime e skenare të errëta. Ju bëjmë thirrje partive në pushtet, bartësve të institucioneve, të mos e ngarkojnë situatën me shpifje politike, por t’i mbrojnë qytetarët dhe të mos detyrojnë shqiptarët që të vetëmbrohen siç ndodhi sot në Shkup, për të mbrojtur pronën e tyre, bukën e gojës, heronjtë kombëtarë dhe jetën e tyre. Dënojmë fuqishëm sjelljen e SDSM dhe BDI të cilat sot në vend që të punojnë në mbrojtjen e qytetarëve në përgjithësi dhe shqiptarëve të rrezikuar në veçanti, zgjodhën të tensionojnë situatën me akuza për skenare ndaj opozitës shqiptare. Sonte u pa fytyra e vërtetë dhe skenaret 20 vjeçare të Artan Grubit që edhe në të kaluarën, bashkë me Mijallkovin e të tjerët në vend se t’i mbronin shqiptarët, i ekspozonin në skenare të errëta që kishin për qëllim të mbrojnë krimet e tyre.” – kumtoi ASh mbrëmë vonë.

    ASh i kujton opinionit se, ishte Agim Nuhiu që më 27 prill 2017 lejoi të futen huliganët në Kuvend për të vrarë Ziadin Selën, ndërsa sot Nazim Bushi po i lejon huliganët të futen në oborret e shqiptarëve dhe në sheshin Skenderbeu. Nga partiaa pyesin publikisht, a ishte edhe ky skenar i dakorduar në takimet e Ali Ahmetit me ambasadorët rusë e serbë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Rreziku nga mungesa e grurit në Kosovë

    Lajmi i rradhës

    Gençovska: Shqetësuese pamjet nga protestat në Shkup

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë