ASh: Qytetarët i kanë shpresat te ShBA-të për luftimin e korrupsionit në Maqedoni

    Rikthimi në pikën zero i lëndës së Sasho Mijallkovit për përgjim masiv të qytetarëve të vendit është dëshmia më e mirë për sistemin e drejtësisë i cili tashmë në agoni dhe shteti ka kapituluar para krimit dhe korrupsionit. Për këtë ka reaguar ashpër sot Aleanca për Shqiptarët. Sipas tyre, arsyetimi se në shkallën e parë janë bërë lëshime, vetëm se dëshmon rrjetin e organizuar të krimit në drejtësi, ku gjykatat themelore qëllimisht bëjnë lëshime për t’i dhënë alibi gjykatës së apelit që të shfuqizojë vendimet, raporton Nistori.

    “Institucionet me në krye presidentin e vendit kanë dezertuar nga lufta kundër korrupsionit dhe thonë publikisht se nuk kemi kapacitet për veting. E vetmja shpresë ështe që ShBA-të të nisin një shok terapi, duke filluar me futjen në listën e zezë amerikane për të larguar nga skena aktorët e korruptuar nga politika dhe sistemi i drejtësisë. Pra, përveç politikanëve te korruptuar, duhet pastruar edhe sistemin e drejtësisë së kalbur nga murtaja e korrupsionit. Përveç kësaj, urgjentisht nevojitet reformë e tërësishme e sistemit të drejtësisë. Këtu hyn ligji për vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve, krijimi i gjykatave speciale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (duke integruar shkallën e parë dhe të dytë në një ombrellë institucionale), krijimi i këshillit të emërimeve në drejtësi dhe të inspektoratit të lartë të drejtësisë, përgjegjës. Në këto institucione duhet medoemos të ketë edhe komisionerë ndërkombëtarë.” – deklaron u.d. për kryetar të ASh-së, Arben Taravari.

    Sipas tij, qytetarët tanë tanimë shohin kah ambasada amerikane si e vetmja shpresë për të ndryshuar gjendjen katastrofike në të cilën ky pushtet e ka sjellur sistemin tonë të drejtësisë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Zendeli: Kemi politkan me afera korruptive, i patjetërsueshëm intervenimi i ndërkombëtarëve

    Lajmi i rradhës

    Nuk do të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike për amvisëritë në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë