Zendeli: Kemi politkan me afera korruptive, i patjetërsueshëm intervenimi i ndërkombëtarëve

    Fadil Zendeli nga Lëvizja Besa, në “Rruga drejt” në Alsat M, theksoi se vendi nuk ka kapacitete për të luftuar korrupsionin, simos për faktin që kemi politkan me afera korruptive, prandaj Zendeli e sheh të arsyeshme edhe intervenimin e të huajve, përcjell Nistori.

    “Reagimi ndërkombëtar nuk është i rastësishëm që në një moment aq fuqishëm…do të thoja të koordinuar, shumë diplomatë të huaj ngritën zërin fuqishëm, sepse mendoj se, ata mendojnë se ne nuk kemi kapacitet për ta bërë këtë gjë sepse ne deklarojmë verbalisht të gjithë kohë, ne do të bëjmë këtë dhe atë, por nuk bëjmë asgjë. Në thelb, ne vazhdojmë të çalojmë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, veçanërisht kur bëhet fjalë për politikanë të profilit të lartë. Nuk kemi kapacitet të ballafaqohemi me krimin dhe korrupsionin, sepse kemi politikan me afera të shumta korruptive.Pra  nuk mund  mund të vihet kujdestar i deleve. Prandaj na duhet ndihma e jashtme, nga EU dhe SHBA”, tha Zendeli.

    Eftimov: Rezultate e pushtetit në luftën kundër korrupsionit janë dëshpëruese

    Deputeti i VMRO-së, Dajanço Evtimov hodhi akuza në drejtim të pushtetit, pasi që sipas tij pavarësisht iniciativave të shumta që janë marrë për veting të gjyqësorit, rezultate nuk ka.

    “Përveç hapave të paralajmëruar drastik gjegjësisht që të ketë veting në gjyqësor, të kemi riemërim të përgjithshëm, se do të kontrollohet prejardhja e pronës së zyrtarëve, gjithashtu u formuan ekipe të caktuara për ndjekjen e gjendjeve, zv-kryeministra për luftën kundër korrupsionit, një varg institucionesh, por s’kemi rezultate”, tha Dajanço Evtimov, deputet i VMRO-DPMNE-së.

    Ai ndërkohë theksoi se në shumë raporte është evidentuar korrupsioni në zyrtarë shtetëror dhe se deri më tani të gjitha përpjeket e pushtetit kanë qenë vetëm përpjekje deklarative.

    “ Në raporte para dy viteve shumë qartë u përmend se korrupsioni është te zyrtarët e lartë qeveritarë gjegjësisht në strukturat e larta të ekzekutivit. Gjithashtu, të gjitha raportet e tjera siç ishte Transparencë International, një vit na radhiti në pozitën 111. E tërë kjo tregon se s’ka vullnet dhe se të gjitha këto përpjekje ishin deklarative, por ngritja e kësaj teme nga faktorë kyç ndërkombëtar, është dëshmi se diçka duhet të bëhet”, shtoi  Evtimov. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Pendarovski: Ekipi amerikan ishte këtu për të na treguar se duhet t’i përfundojmë gjërat vetë në gjyqësor

    Lajmi i rradhës

    ASh: Qytetarët i kanë shpresat te ShBA-të për luftimin e korrupsionit në Maqedoni

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë