AShMAA: Kovaçevski të përmbahet nga qëndrimet personale, cenon lirinë e medias

    Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (AShMAA) reagon ashpër ndaj etiketimit të politikës redaktuese të mediave të caktuara nga kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe thekson se bartësit e funksioneve publike duhet të përmbahen nga shprehja e pikëpamjeve personale, subjektive që cenojnë lirinë e mediave.

    “Mbajtësit e funksioneve publike duhet të jenë të ndërgjegjshëm për përgjegjësinë që kanë dhe peshën e çdo fjale të shprehur publikisht. Në vend që të përdorin narrativa që diskreditojnë dhe bëjnë presion mbi mediat, ato duhet të jenë shembull i sjelljes së përgjegjshme dhe profesionale.

    Në të njëjtën kohë, Agjencia rikujton se roli i mediave është të informojë dhe hapë çështje që janë subjekt i interesit publik, prandaj të gjithë aktorët relevantë në vend duhet të bëjnë çdo përpjekje për të siguruar një mjedis të favorshëm për forcimin e lirisë së media dhe pavarësia editoriale”, thonë nga AShMAA.

    Lajmi Paraprak

    Pendarovski në Davos: Të ruhet uniteti dhe solidariteti europian dhe transatlantik

    Lajmi i rradhës

    Prokuroria kërkoi të dënohen Thaçi, Mijallkovi dhe ish-anëtarët e KShZ-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë