Askush nuk dëshiron të bëhet përmbarues në Dibër!

    Dibranët në të kaluarën, por edhe sot me shumë vëmendje janë përcaktuar për të realizuar disa profesione. Dibra si qytet me pak banorë ka karakteristikat e veta të jetës. Kjo situatë ka sjell që dibranët mos preferojnë disa profesione edhe pse ata paguhen mirë. Kështu ndodh edhe me profesionin e përmbaruesit. Edhe pse kanë kaluar disa vite nga aprovimi i ligjit për përmbarues, deri më sot asnjë jurist dibran nuk realizon këtë profesion. Prandaj komunën e Dibrës vazhdojnë ta mbulojnë përmbarues nga Struga dhe Ohri.

    Duke komentuar këtë situatë juristi i njohur dibran dhe gjykatës dhe aktualisht kryetar i Gjykatës Themelore në Dibër, Mersim Marku për gazetën Koha thotë se është e vërtetë që asnjë dibran nuk ka shprehur interesim që të bëhet përmbarues. Ai potencon se karakteristikat e dibranëve janë specifike dhe në provincë askush nuk duhet të bëhet përmbarues. Siç thotë ai, Dibra tradicionalisht ka pasur jurist të niveleve të larta, gjykatës të mirë, prokuror të mirë, dhe kohëve të fundit në qytet funksionojnë edhe noter dhe avokat të gjeneratave të reja.

    Marku potencon se në përputhje me ligjin për përmbarues, Dibrën dhe komunën rurale Qendër Zhupë e mbulojnë përmbarues nga Struga dhe Ohri. Kjo flet qartë se mentaliteti dibran nuk lejon që të marrish pronën e fqinjit, bashkëqytetarit etj. Në lidhje me këtë çështje kemi biseduar me shumë juristë, thotë kryetari i Gjykatës Themelore në Dibër Merism Marku. Ai shton se problemi qëndron tek mentaliteti i komunitetit dibran. Në Shkup shton ai, kemi përmbarues me prejardhje nga Dibra. Por, asnjë jurist dibran nuk pranon që të ushtrojnë këtë profesion në vendlindjen e tij.

    “Është rëndë të punohet si përmbarues në provincë ku njihemi të gjithë në mes vete. Kjo si duket është problemi kryesor”, thotë Marku.

    Përmbaruesit që mbulojnë komunat Dibër dhe Qendër Zhupë e që janë nga Ohri dhe Struga, thonë se përfitimet nga angazhimi i tyre në Dibër janë shumë të mira. Sipas tyre, në Dibër ka shumë punë për përmbaruesit meqë jetojnë me një periudhë që kemi prezent krizën ekonomike, pagesat të qytetarëve dhe firmave kryen me probleme dhe kjo hap teren për një punë të suksesshme të përmbaruesve. Poashtu është për tu theksuar faktin se shumë qytetarë ballafaqohen me mospagesën e rregullt të kësteve të krediteve, pastaj pagesat e vonuara të faturave të rrymës elektrike, telefonave etj. Prandaj edhe përfitimet e përmbaruesve aktual janë në nivelin e duhur, thonë vet përmbaruesit nga Struga dhe Ohri.

    Lajmi Paraprak

    Mashtruesit në Pollog një hap para, ndryshojnë mënyrat e mashtrimit

    Lajmi i rradhës

    Kartoni i gjelbër më lirë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë