Asllani: Nuk kemi arkeolog shqiptar, ciceroni e ka rrogën më të lartë se një arkeolog

    Asllani: Nuk ka asnjë arkeolog shqiptar, ciceroni merr trefish rrogë më shumë se një arkeolog

    Drejtori i Drejtorisë së Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore, Arian Asllani, në Click Plus TV21, duke folur për gjetjen e varrezave antike në Shkup tha se nuk ka asnjë arkeolog shqiptar. Sipas drejtorit, problemi tjetër janë rrogat e ulëta, ku nuk i kalojnë 25 mijë denarë, përcjell Nistori.

    “Nuk ka asnjë arkeolog shqiptar. Shtatë kërkesa kam lëshuar për punësime, të gjitha kanë ardhur negative. Problematikë tjetër është se për një arkeolog, rroga është shumë e vogël. Një ciceron e ka rrogën mbi 50 mijë denarë, as një e treta nuk është te ne. Një arkitekt nuk vjen tek unë për 24 mijë denarë, nuk pranon askush. Një inspektor pas një viti eksperencë i bëhet rroga 30 mijë denarë”, tha Asllani.

    Përgjatë Vardarit mund të ketë mbi 400 varreza antike

    Asllani, tha se përgjatë Vardarit mund të jenë mbi 400 varreza antike, duke qenë se janë me shtresa-shtresa, njëra mbi tjetërn.

    “Përgjatë Vardarit në Shkup mund të jenë edhe 400 varreza, jo vetëm 100 siç flitet. Për arsye se këto varreza janë me disa shtresa, njëra mbi tjetrën”, tha Asllani.

    Lajmi Paraprak

    Diaspora infuzion ekonomik për Maqedoninë e Veriut

    Lajmi i rradhës

    Grubi ka paguar 100 mijë euro për 130m2, VMRO-DPMNE: Ai t’u shpjegojë qytetarëve si mund të blejë lokal kaq të lirë në qendër të qytetit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë