Asnjë avokat nuk dëshiron ta mbrojë Palevskin, u deklarua i pafajshëm për vrasjen e dyfishtë

    Ljupço Palevski, i dyshuari për vrasjen e dyfishtë, pas ekstradimit të tij nga Turqia kërkoi përfaqësim të veçantë ligjor, por avokatët e tij të zgjedhur refuzuan ta përfaqësojnë. Prandaj, gjykata duhet të caktojë avokat sipas detyrës zyrtare.

    Palevski kërkoi si mbrojtës Toni Menkinovskin, Slavço Sekullovskin dhe Jovica Strashevskin, por asnjëri nga këta avokatë nuk e pranoi rastin.

    Palevski mbetet në paraburgim, me masën fillestare të paraburgimit prej 30 ditësh.

    Gjatë hetimeve në vazhdim, Palevski është deklaruar i pafajshëm, duke pretenduar se ai nuk i ka kryer vrasjet dhe duke pretenduar se ka prova që mbështesin pafajësinë e tij. Ai gjithashtu ka deklaruar se nuk ka qenë në arrati./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Drejtoresha e Toksikologjisë: ka ikur koha e Niko Beqarovskit, mjekut nga koha e “shokut Tito”

    Lajmi i rradhës

    Qeveria: Komuna e Tetovës të ndërpresë punimet për stadiumin e ri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë