Shpejtësia rrezikon kalimtarët në bulevardin problematik

    Nuk ka zgjidhje për rrugën industriale. Fëmijët e lagjes “Jashtëvardarit” duhet së paku dy herë në ditë të kalojnë rrugën industriale për të shkuar dhe për tu kthyer në shtëpi. Përveç fëmijëve, kjo rrugë kalohet 5 herë në ditë nga njerëzit që shkojnë në xhaminë e Rinisë për të kryer ritet fetare. Megjithatë, thuajse çdo vit kemi pasur nga një viktimë në këtë rrugë por kjo mesa duket nuk mjafton që ky problem të merret seriozisht nga ana e kompetentëve. Banorët e lagjes thonë se janë të rrezikuar në çdo moment, duke kërkuar zgjidhje të menjëhershme të këtij problemi, për të evituar aksidentet e mundshme që mund të përfundojnë me fatalitet.

    “Duhet që të gjendet një zgjidhje e cila do të garantojë më shumë siguri për kalimin e rrugës. Duhet të mendohet mirë se cila do të jetë zgjidhja sepse ka edhe fëmijë që e kalojnë rrugën për çdo ditë duke shkuar në shkollë dhe duke u kthyer. Prandaj, komuna dhe të gjithë institucionet duhet të interesohen dhe të ketë një kalim të sigurt”, thonë banorë të kësaj lagje.

    Për rrugën industriale në vitin 2020 u organizua protestë pasi që si pasojë e shpejtësisë humbi jetën një vajzë 6 vjeçare, ndërsa protestuesit aso kohe, nga këshillimi me ekspertë të komunikacionit kishin konstatuar se rruga duhet të ketë ndarje fizike dhe të lihen hapësira për tu kaluar rruga vetëm më pjesët ku ka vendkalim për këmbësorët. Projekti para dy vitesh u nis madje duke planifikuar edhe mburoja ndarëse mes rrugëve, por asnjëherë nuk përfundoi. Ndërsa vendkalimi për këmbësorë të ngrihet i tëri në nivel më të lartë se rruga, të shënohet me ngjyrë, të ketë sinjalizim vertikal dhe horizontal por edhe të ketë ndriçim më të theksuar që gjatë natës të shihen këmbësorët.

    Megjithatë, asnjë nga këto kërkesa të protestuesve nuk janë plotësuar, përveç vendosjes së pengesave kundër zhvillimit të shpejtësisë. Ndërkaq, semaforët që u vendosën dhe që u mendua se do të jetë zgjidhje e këtij problemi nuk dha rezultat sepse nuk përdoren nga kalimtarët por edhe nuk respektohen nga vozitësit.

    Nga Komuna e Tetovës, muaj më parë deklaruan se deri në fund të këtij viti do të ketë një zgjidhje adekuate për rritjen e sigurisë në rrugën industriale, megjithatë fundi i vitit po vjen por zgjidhje ende nuk ka. Kjo rrugë ndanë dy lagje të qytetit të Tetovës atë të Vardarit dhe jashtë Vardarit, ndërsa në njërën pjesë gjendet edhe shkolla fillore “Kirili dhe Metodi”, ku 250 nxënës të lagjes jashtë Vardarit duhet që çdo ditë të kalojnë këtë rrugë për të shkuar në shkollë. /koha/

    Lajmi Paraprak

    8 VITE ASNJË LËNDË ME EPILOG GJYQËSORË!

    Lajmi i rradhës

    Dezinformatat për vaksinat të rrezikshme për shëndetin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë