Asnjë sportist nga RMV-ja me normën A Olimpike për Paris 2024

    Asnjë sportist nga RMV-ja me normën A Olimpike për Paris 2024

    Nëse shteti implikohet në punën e Komitetit Olimpik Maqedonas ose në federatat kombëtare të sportit, mund të pezullohet sporti kolektiv në Maqedoninë e Veriut – thotë Drejtori Sportiv në Komitetin Olimpik Maqedonas, Vladimir Bogoevski, në intervistën për Radion Evropa e Lirë.

    Sipas tij, implikim i drejtpërdrejtë i shtetit, paraqet kur Agjencia për Rini dhe Sport duhet të thotë nëse Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik Maqedonas është i përshtatshëm të punojë në këtë komitet.

    “Është implikim I drejtpërdrejtë I shtetit, për shkak se ata nuk mund të na thonë se kush duhet të punojë në Komitetin Olimpik Maqedonas, sikurse ne që nuk themi se kush duhet të jetë Ministër në Qeveri. Sekretari, sipas Statutit tonë, zgjedhet nga Këshilli Drejtues dhe Kuvendi, por në Ligjin për Sport thuhet se sekretari I përgjithshëm duhet të jetë temë bisede në Agjencinë për Rini dhe Sport”, deklaroi Vladimir Bogoevski, Drejtor Sportiv në KOM.

    Destinacioni për Lojërat Olimpike Paris 2024, në këtë moment, sic percjell KlanM, është shumë problematike për Maqedoninë e Veriut, thotë Bogoevski, për shkak se nuk ka asnjë sportist të kualifikuar me normën A olimpike. Sipas tij, problemi qëndron tek sporti në Maqedoni e jo tek Komiteti Olimpik.

    Lajmi Paraprak

    Nesër transporti publik në Shkup do të punojë me orarin e të dielës

    Lajmi i rradhës

    Prokuroria e quan të pa bazë vendimin e gjykatës për rastin në M-NAV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë