AUTOBUSËT PËRPLOT ME UDHËTARË | Të rinjtë gjithnjë e më shumë lëshojnë Dibrën

    Gjatë vitit që kaloi por edhe në fillim të këtij viti, kompanitë që merren me transportin ndërkombëtar të udhëtarëve kanë përfitime të mëdha. Pandemia Kovid 19 që ishte prezente në vitet 2020 dhe 2021 u bëri shumë dëm, por viti që kaloi është një vit i suksesshëm në aspektin financiar. Migrimi masiv i të rinjve është shkaktari kryesor për rritjen e udhëtimeve por njëkohësisht vet fakti që pjesa e madhe e popullatës së Dibrës dhe rajonit është në mërgim tregon qartë se këta kompani punojnë me efikasitet të madh financiar. Për këtë shkak nga Dibra për në shtetet të Evropës, nga fundviti që kaloi janë shtuar kompanitë që realizojnë transportin të udhëtarëve për në Itali, Zvicër, Austri, Gjermani, shtetet të Beneluksit si dhe në shtetet skandinave.

    Nga Dibra sidomos gjatë vikendeve për në Itali linja të rregullta kanë 4 kompani për transport ndërkombëtar të udhëtarëve.

    Autobusët janë përplot me udhëtarë. Kompanitë thonë se rezervimet janë të shumta dhe udhëtime janë efikase në aspektin material. Kompanitë kanë linja të rregullta sidomos për në pjesën veriore të Italisë, ne krahinën Veneto ku jetojnë disa mijëra mërgimtarë nga komunat Dibër, Qendër Zhupë dhe Mavrovë Rostushë. Në këtë drejtim transportin e realizojnë kompanitë Radika, Hisar Turist, Ballkan, Rule etj. Linjat janë te rregullta edhe për në shtetet të tjera ku ka mërgimtarë nga Dibra dhe komunat rurale për rreth Dibrës.

    Tani kur rritet numri i të rinjve që migrojnë është rritur edhe numri i udhëtarëve. Pritet që kjo situatë të vazhdojë edhe me intensitet më të madh. Për në Gjermani janë dyfishuar linjat e kompanive për transport të udhëtarëve ndërkombëtar.

    Në krahasim me kompanitë që realizojnë transport për udhëtarë në nivel kombëtar, përfitimet të kompanive të lart përmendura është shumë më i madh. Kur jemi tek udhëtimet, duhet të kemi parasysh se është numri i madh edhe i anëtarëve të familjeve të ngushta të cilët vizitojnë mërgimtarët, prandaj edhe autobusët janë përplot me udhëtarë. Edhe pse ka shumë mërgimtarë dhe anëtarë të familjeve të tyre që udhëtojnë edhe me aeroplanë në destinacionet të shteteve në fjalë, kjo nuk ndikon në numrin e madh të personave që udhëtojnë me kompanitë për transport ndërkombëtar. Vet fakti që përveç në stacionin e autobusëve në Dibër, kompanitë kanë edhe zyrat e tyre në Itali, Zvicër ,Gjermani,etj. /koha/

    Lajmi Paraprak

    MAQEDONIA PO PLAKET | Për 10 vjet kanë ikur 150 mijë të rinj!

    Lajmi i rradhës

    Shumë barna mungojnë për pacientët në RMV!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë