Autostrada Kërçovë – Ohër ende nuk ka përfunduar, pritet të zgjatet afati për përfundimin e punimeve

    Negociatat me kontraktorin “Sinohydro” janë në fazën përfundimtare, ku përcaktohet që të zgjatet afati për përfundimin e punimeve në autostradën Kërçovë-Ohër deri më 31.12.2023, tha drejtori i Ndërmarrjes Publike Rrugët Shtetërore, Ejup Rustemi, në një intervistë për agjencinë e lajmeve AIM.

    Sipas tij, afati është zgjatur për shkak të përgatitjes së dokumentacionit shtesë të projektit, i projektuar nga shtatori 2019-shtator 2020, i cili ishte i nevojshëm për përfundimin e projektit.

    “Bazuar në dokumentacionin e përgatitur të projektit për autostradën Kërçovë – Ohër, u bë një analizë për afatin e përfundimit të punimeve bazuar në tre aspekte: vëllimi i shtuar i punëve, realizimi i fondeve të mbetura dhe zgjidhja e shpronësimit shtesë që rezulton nga dokumentacioni shtesë i projektit . Progresi i përgjithshëm i punimeve të ndërtimit sipas kontratës bazë është 90 përqind, dhe përparimi i përgjithshëm i punëve të ndërtimit sipas kontratës bazë dhe aneks kontratës është 62 përqind”, tha Rustemi.

    Ndërtimi i autostradës në gjatësi prej 57 KM filloi në vitin 2014 dhe pas problemeve që ndodhën në itinerar, afati fillestar i përfundimit i planifikuar për 2018, me një shtojcë të kontratës u zgjat deri në fund të muajit, por projekti sipas ecurisë momentale pritet të mos përfundojë edhe këtë vit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kurti: Duhet ta padisim Serbinë për gjenocid

    Lajmi i rradhës

    Deri në katër rekorde të kampionateve evropiane u thyen në ndeshjen mes Italisë dhe Turqisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë