Autostrada Tetovë – Gostivar në gjendje të mjerueshme, qeveria nuk jep afat se kur do të fillojnë punimet

    Pas shumë paralajmërimeve se do të rikonstruohet autostrada Tetovë-Gostivar, e cila është në gjendje të mjerueshme, pasi që vite me radhë nuk është bërë asnjë intervenim, qeveria ende nuk ka afat të saktë se kur mundet të fillohet me punë. Deri më tash paralajmërimet kanë qenë se krahas rikonstruimit do të ketë edhe zgjerim të korsive por ende nuk në këtë drejtim nuk ka asgjë konkrete.

    Kjo autostradë kohëve të fundit është lënë pas dore dhe nuk është bërë asnjë rikonstruim rreth mirëmbajtjes dhe në disa vende shpejtësia maksimale e lejuar është 60 dhe 80 kilometra në orë, edhe pse zyrtarisht kjo autostradë llogaritet si e shpejtë. Që nga hapja e autostradës për trafik, deri më sot, nuk janë realizuar punime të rëndësishme ndërtimore për rindërtimin apo përmirësimin e saj, por as edhe nuk është mirëmbajtur sa duhet.

    Deri më tani shumë funksionarë të lartë sa herë që vijnë në Tetovë apo Gostivar, premtojnë se së shpejti do të fillojnë punimet, mirëpo deri më sot nuk është ndërmarrë asgjë në drejtim të rikonstruimit të kësaj autostrade që nuk mund të quhet as autostradë pasi që nuk i plotëson kushtet infrastrukturore rrugore, mungesë të korsisë së tretë, mburojave të metalit, dëmtim të shtresës të asfaltit e kështu me radhë. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski, i pyetur se kur do të fillohet me rikonstruimin e së njëjtës, nuk ka dhënë afat të saktë, por vetëm ka thënë se është në planet e qeverisë në kuadër të ndërtimit të Korridorit 8 “Autostrada Tetovë-Gostivar është pjesë e korridorit tetë dhe është në planet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore për rikonstruimin të tërësishëm. Gjatë periudhës që vjen, pas përplimit të dokumentacionit dhe fillimin e ndërtimit.

    Saktë, kjo është në planin për ndërtim dhe në viteve e ardhshme qëllimi i qeverisë është që të kompletojmë korridorin tetë,pra nga hyrja prej Shqipërisë përmes Gostivarit, Tetovës, Shkupit deri në dalje të Kriva Pallankës në kufirin me Bullgarinë. Pra, kjo autostradë kjo është në fokusin e qeverisë dhe është një nga prioritetet për punë gjatë periudhës së ardhshme”, tha Bllagoj Boçvarski, ministër i transportit dhe lidhjeve. Zgjerimi dhe rikonstruimi i së njëjtës është paralajmëruar disa herë, madje qysh në vitin 2019, por ende në terren nuk është bërë asgjë konkrete. Referuar statistikave që publikon Policia e Tetovës, brenda një viti në këtë autostradë regjistrohen deri në 100 aksidente të cilët janë të shkaktuar nga kafshët. /Koha.mk/

    Lajmi Paraprak

    Hyn në funksionim sistemi i informacionit për lëshimin e karbonit industrial

    Lajmi i rradhës

    Disa zhvillime pas “Open Balkan” në Tiranë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë