AUV: Nuk është e vërtetë se në Maqedoni u importuan domate të pasigurta nga Shqipëria

    Nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari reagojnë ndaj lajmeve të pavërteta në rrjete sociale ku thuhet se Maqedonia ka importuar 10 kamionë me domate të pasigurta nga Shqipëria.

    “Si institucion përgjegjës për sigurinë e ushqimit, edhe një herë theksojmë se një import i tillë nuk është i mundshëm për shkak se importet me ushqim, përfshirë këtu edhe importet e domateve nuk guxojnë të hynë në Maqedoni, përveç transitit”, thuhet në njoftimin e AUV-së.

    Ata shtojnë se që nga fillimi i vitit janë importuar 1.819.306 kilogramë domate nga Shqipëria dhe nuk s’ka pasur ushqim të pasigurtë.

    “Importi me 10 kamionë domate të pasigurta nga Shqipëria, që shihet në Facebook, nuk është realizuar apo AUV nuk ka regjistruar një import të tillë”, thonë nga AUV.

    Ata u bëjnë thirrje qytetarëve të jenë të qetë dhe të mos ndikon nga lajmet e rreme, posaçërisht në rrjetet sociale.

    Lajmi Paraprak

    Serbia rrezikon liberalizimin e vizave

    Lajmi i rradhës

    Kush i ndihmon fëmijët pa kujdes prindëror pas moshës 18-vjeçare?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë