AUV: Qumësht i pasigurt nga Stokomak, tërhiqet nga tregu

    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton konsumatorët se është tërhequr një produkt i pasigurt UHT TRAJNO MLEKO, MILKANO 3.2%, për shkak të pranisë së aflatoksinës M1 me numër serik/lot – LOT FD04, përcjell Nistori.

    Ata u bëjnë thirrje konsumatorëve të fundit që kanë blerë produktin e mësipërm me numrin serial/lot të theksuar, të mos e konsumojnë dhe ta kthejnë në vendin ku e kanë blerë.

    Me këtë rast, mbrëmë një deklaratë në faqen zyrtare në Facebook ka lëshuar edhe marketi Stokomak.

    Përkatësisht, Stolomak njofton të gjithë blerësit se produkti Milkano UHT Milk 3.2% yndyrë, 1l LOT FD04 me datë prodhimi 05.10.2022 është tërhequr. Në vijim mund ta lexoni njoftimin e plotë të tyre. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ermal Mamaqi, ka ofruar produkte banale

    Lajmi i rradhës

    Serbët vazhdojnë të japin dorëheqje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë