Ermal Mamaqi, ka ofruar produkte banale

    Ergy Mertiri

    Kur reagova ndaj librit te Mamaqit, nuk kisha diçka personale me të, por me fenomenin që ai perfaqeson. Për mua ai është prototip i degradimit kulturor që prodhon shoqëria e konsumit, ku vlerat maten me “sukses” mediatik dhe jo me kritere profesionale.

    E vetmja arsye me të cilën shumë njerëz e legjitimojnë Mamaqin si autor është fakti që ai ka qene “i suksesshem” dhe ka çfarë të ndajë me publikun nga përvoja e tij. Por çfarë do të thotë i sukseshem? Fakti që ka bërë bujë mediatikisht, duke ofruar produkte banale të mirëmarketuara? Fakti që e ka përdorur famën televizive për të shitur mallra surrogato?

    Librat që flasin per suksesin, janë përgjithesisht tregues i një dështimi të thellë kulturor të shoqërise moderne. Suksesi si vlerë dominuese i përket shoqërive ku vlerat janë degraduar. Suksesi është përgjithesisht një vlerë kur mungon virtyti. Në një shoqëri ku nuk vlerësohet njeriu i drejtë, i ndershem, i aftë, parimor, njerëzor, i kulturuar, vlerësohet ai që ka para, pushtet, femra, ai që është thjesht kompetitiv, apo ai që, në perspektivën e Erich Fromm-it, kërkon “të ketë” e jo “të jetë”.

    Kjo është një perspektive dehumanizuese, materialiste, e një shoqërie që ka humbur virtytin dhe motivimet më të qenësishme për jetën. Një shoqëri që motivohet nga kjo përmbysje e hierarkisë së vlerave prodhon dhunë, agresivitet, korrupsion, imoralitet, depresion… prodhon banditë, trafikantë, prostitucion dhe një masë të madhe të rinjsh parazitare depresive, që ndjehen të parealizuar dhe të paaftë për të mbërritur në qiellin e dëshirave absurde me të cilat mbushin ëndrrat e tyre boshe.

    Ndryshe nga kjo unë mendoj se një shoqëri e shëndetshme duhet t’i rikthehet njerëzillekut dhe jetës se thjeshtë e të virtytshme, për të jetuar mirë e me dinjitet dhe nuk ka nevojë për kallauze që na shtyjnë drejt rrugëve pa krye të nje realiteti të dështuar që e shohim dhe prekim të gjithë.

    Lajmi Paraprak

    TË ZGJEDHËSH MES DEBATIT DHE DIALOGUT

    Lajmi i rradhës

    AUV: Qumësht i pasigurt nga Stokomak, tërhiqet nga tregu

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë