AUV zbuloi pako të Vitit të Ri me afat të kaluar

    Inspektorët e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari gjatë inspektimeve të depove, marketeve dhe shitoreve kanë konstatuar disa parregullsi në pakot e Vitit të Ri.

    Nga 62 kontrollet e jashtëzakonshme të kryera, në dy vende inspektorët kanë konstatuar pako të Vitit të Ri ku produktet kanë qenë të skaduara, si dhe me afat të shkurtër ruajtjeje, deri në dhjetor 2024.

    Sipas AUV-së, gjatë kontrolleve janë gjetur edhe pako në të cilat produktet edhe pse kishin një afat të përcaktuar, kishin ndryshime në ngjyrë, pamje apo erë.

    Inspektorët kanë konstatuar etiketim të papërshtatshëm të paketave tek katër operatorë, në tre lloje paketash është konstatuar se pakoja nuk ka pasur datë skadence, pra datën e qëndrueshmërisë minimale të produkteve që përmban pakoja e Vitit të Ri, për këtë arsye ata janë urdhëruar të tërhiqen nga qarkullimi.

    Agjencia thotë se operatorët të cilët kanë konstatuar mospërputhje janë urdhëruar që t’i tërheqin pakot nga qarkullimi dhe t’i asgjësojnë ato, për parregullsitë e konstatuara janë nxjerrë vendime për heqjen e moskonformiteteve, si dhe kallëzimet përkatëse penale.

    Lajmi Paraprak

    “Vetmia është pavarësi”

    Lajmi i rradhës

    Nuk u certifikua nga KQZ: Lista Serbe do të ankohet në PZAP

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë