Pak mjete për të realizuar projektet kulturore

    Edhe konkursi i Ministrisë së Kulturës për të financuar projekte të shoqatave dhe individëve për këtë vit ka shqetësuar një pjesë të theksuar të krijuesve dibran. Ministria e Kulturës ka pranuar vetëm një pjesë të projekteve që kanë të bëjnë me organizimin e aktiviteteve kulturore dhe botimeve por edhe ata projekte që janë pranuar në aspektin e financimit nuk janë përkrahur në nivelin e duhur. Ka reagime nga krijuesit dibran meqë siç thonë për realizimin e projekteve, mjetet nuk janë të mjaftueshme dhe shpëtimin për realizimin e tyre e presin nga komuna Dibër.

    Dukuria në fjalë është prezent vite me radhë. Në konkurset të Ministrisë së Kulturës marrin pjesë një numër i theksuar i shoqatave qytetare, institucioneve por edhe krijuesve individual. Ashtu ishte edhe këtë vit. Por, në bisedat që kishim me përfaqësues të institucioneve, shoqatave dhe vet krijuesve u informuam se dritë jeshile, Ministria ka dhënë për një pjesës të projekteve. Krijuesit dibran konkurruan për financimin të festivaleve, koncerteve, ekspozitave dhe botimit të librave. Pothuajse të gjithë pjesëmarrësit ankohen se një pjesë e mirë e projekteve nuk janë pranuar kurse një pjesë tjetër edhe pse janë pranuar përkrahja financiare është shumë e ulët në krahasim me kërkesat që janë bërë në projekte.

    Për gazetën Koha, kryetari i shoqatës për kulturë dhe tradita “Art Kult 57”, Arben Jajaga thotë se shoqata në fjalë ka konkurruar me dy projekte nga të cilët njëri është për galerinë artistike “Radika” dhe tjetri për Festivalin e kukullave “Kukullat dibrane”.

    “Janë dy aktivitete kulturore të cilët tanimë disa vite realizohen në Dibër. Për fat të keq është pranuar vetëm njëri që ka të bëjë me organizimin e galerisë artistike ‘Radika’. Projekti i dytë që ka të bëj me organizimin e festivalit të kukullave nuk është pranuar, edhe pse është një festival me një domethënie shumë të madhe për Dibrën. Nga ana tjetër desha të potencoj se edhe pse galeria artistike ‘Radika’, është pranuar si projekte mjetet të cilat janë ndarë nga Ministria janë shumë të ul;ta. Me ato mjete nuk ka mundësi as nga së afërmi të realizohet projekti. Kam bërë ankesë në adresë të Ministrisë për mos pranimin e projektit të dytë por edhe për vlerat financiare për projektin në fjalë. Shpresat për realizimin e projekteve mbeten tek financimi i tyre nga ana e pushtetit vendor në Dibër”, thotë kryetari i shoqatës “Art Kult 57”, Arben Jajaga.

    Po të njëjtin problem e kanë pothuajse të gjithë nga Ministria e Kulturës. Dibranët potencojnë se me mjetet të cilat ndahen nga Ministria, normalisht nuk mund të realizohen projekte, edhe pse ata kanë vlera kulturore të mëdha. Festivali “Teatri Shqiptar në Maqedoni”, Festivali i këngës për fëmijë “Bilbilat e Korabit” , “Festivali i Kukullave dibrane”, ekspozitat të piktorëve dibran, faktikisht paraqesin një tërësi të kulturës dibrane, prandaj ata është dashtë të pranohen nga Ministria si projekte dhe të financohen poashtu në nivelin objektiv që është kërkuar nga autorët.

    Janë ndarë edhe këtë vit nga Ministria para për disa projekte që kanë të bëjnë për botimin e librave të krijuesve dibran. Por edhe krijuesit individual potencojnë se mjetet për botimin e librave që ndahen nga Ministria faktikisht nuk mund t’i mbulojnë as parat për botimin e tyre e jo që të paguhet edhe djersa e autorit. Pikërisht vendimi i komunës Dibër që ka të bëjë me shpalljen e konkursit për përkrahje të projekteve kanë një domethënie të madhe thonë shoqatat dhe autorët.

    Lajmi Paraprak

    TENDERËT NË RMV / Vazhdon avazi i vjetër ku aplikon vetëm një kompani

    Lajmi i rradhës

    LSDM apo BDI ka më shumë pushtet? / Mariçiq: duhet pasur kujdes se sa fuqi u japim partive politike!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë