Avokati i Popullit: Qytetarët po shndërrohen në robër të kamatave dhe interesave para përmbaruesve

    Për shkak të borxheve të grumbulluara dhe kamatës ndëshkuese kryesisht për energjinë elektrike, përmbaruesit ua marrin qytetarëve një të tretën e pagës. Kështu, borxhi fillestar rritet deri në dhjetëfish duke i bë qytetarët borxhlinj të përjetshëm. Avokati i Popullit Naser Ziberi deponoi iniciativë në Qeveri për ndryshime ligjore e cila mes tjerash parasheh që kamata ndëshkuese të ndalojë të rrjedhë kur shuma e interesit të arritur do të arrijë shumën e borxhit kryesor.

    “Në Ligjin mbi Marrëdhëniet Detyrimore të shtohet një nen i ri në të cilin do të thuhet: Interesi ndëshkues do të ndalojë të rrjedhë kur shuma e interesit të arritur ndërsa të papaguar do ta arrijë shumën e borxhit kryesor, ndërsa në Ligjin mbi Përmbarimin gjithashtu të shtohet një nen i ri ku thuhet: Gjatë procedurës së përmbarimit kur shuma e interesit të arritur ndërsa të papaguar do e arrijë borxhin kryesor, përmbaruesi do të ndalojë me llogaritjen dhe arkëtimin edhe të interesit ndëshkues ligjor”, deklaroi Naser Ziberi, Avokat i Popullit.

    Ai i vlerëson si të nevojshme këto ndryshime sepse qytetarët aktualisht nuk mund të lirohen nga borxhet të cilat i kanë sepse nuk janë në gjendje që përnjëherë të bëjnë pagesën e borxheve.

    “Kjo në fakt i shndërron qytetarët në debitor të përjetshëm, në robër të kamatave dhe interesave para përmbaruesve”, tha Naser Ziberi, Avokat i Popullit.

    Qytetarët shpesh herë nuk janë të informuar në lidhje me inicimin e procedurave për përmbarim, për lartësinë e borxhit dhe për shumën kamatave dhe shpenzimeve të llogaritura, për konfiskimin e mjeteve të cilat sipas ligjit për përmbarim janë të përjashtuara ose të kufizuara, për parregullsi në dorëzimin e padive dhe urdhrave të përmbarimit dhe për bllokimin e llogarive të transaksionit në bankë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Geer: Qeveria e RMV-së të bëjë përpjekje shtesë në sektorin e sigurisë dhe të inteligjencës

    Lajmi i rradhës

    Scholz rifilloi Procesin e Berlinit, kushtuar integrimit në BE vendeve nga Ballkani Perëndimor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë