Avokati i Popullit: Të respektohen të drejtat e refugjatëve dhe të integrohen si komunitet

    Foto: Lirim Shabani | Refugjatë sirianë të cilët mbërrijnë në vendkalimin kufitar Tabanoc nga ku nisen drejt Serbisë (2015)

    Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Refugjatëve, 20 Qershor, kur e gjithë vëmendja e bashkësisë ndërkombëtare është e kthyer ndaj situatës së personave të dëbuar me forcë nga vendi i tyre, Avokati i Popullit i bashkohet thirrjes së Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët për nevojën për përfshirje më të madhe të kësaj kategorie, veçanërisht në fushat e shëndetësisë, arsimit dhe sporteve, përcjell Nistori.

    Avokati i Popullit, siç njoftohet nga zyra e tij, si institucion shtetëror për të drejtat e njeriut vazhdimisht e mbikëqyr trajtimin e migrantëve dhe refugjatëve në territorin e Republikës së Maqedonisë dhe në mënyrë të vazhdueshme ka theksuar sfidat me të cilat përballen këta persona në qasjen në shërbimet shëndetësore dhe arsimin për fëmijët e tyre.

    “Avokati i Popullit me rastin e Ditës së Refugjatëve të këtij viti ka rekomanduar deri te autoritetet të respektojnë plotësisht të drejtat e këtyre njerëzve dhe të krijojnë politika që do të kontribuojnë në integrimin e plotë të komunitetit, duke ruajtur dinjitetin e tyre dhe duke rikthyer ndjenjën e tyre të mbrojtjes dhe sigurisë”, thuhet në deklaratë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Krimbat

    Lajmi i rradhës

    Si e keq menaxhoi Europa pandeminë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë