Azem Sadiku i PDSH-së: Betohem se do të vazhdoj të punojë pa u ndalur

    Partia Demokratike Shqiptare e ka vazhduar tubimin e radhës në Moranë të komunës së Studeniçanit. Kryetari aktual dhe njëherit kandidat për kryetar të kësaj komune, Azem Sadiku para banorëve të Moranës tha se vazhdimisht është munduar të punojë me nder për kaq sa ka menaxhuar me komunën, përcjell Nistori.

    “Betohem se do të vazhdoj të punoj pa u ndalur, të ndërtojmë çdo ditë vendbanimet tona dhe të krijojmë kushte më të mira për jetë më të rehatshme për të gjithë”, ka deklaruar Sadiku.

    Fjalim të rastit mbajti edhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi i cili vlerësoi punën e kandidatit për të parin e Studeniçanit dhe Sadiku është i pakrahasueshëm me kandidatë tjerë. Vizita e tij në këtë komunë, sipas tij është për shkak të respektit që e ka për këto banorë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    A janë gati Serbia dhe Kosova të hapin arkivat e tyre të kohës së luftës?

    Lajmi i rradhës

    Zaevi në Çair: Këtu jetojnë njerëz esnaf, ne do të vazhdojmë me investime kapitale edhe në këtë komunë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë