Azeski: Maqedonia e Veriut nuk ka buxhet zhvillimor që nga viti 1992

    Duhet të vazhdojë vazhdimësia e problemeve juridike edhe gjatë qeverisjes së një qeverie, e a do të keqpërdoret kjo, është çështje tjetër dhe për këtë duhet të ketë institucione që do ta sanksionojnë, tha sot kryetari i Odës Ekonomike, Branko Azeski. Ai këtë e tha si pasojë e deklaratës së djeshme të kryeministrit Hristijan Mickoski, se në seancën e ardhshme të Qeverisë, të mërkurën, do të formohet një trup ad-hoc që do të shqyrtojë se si Qeveria e mëparshme shpërndau 100 milionë euro pa kriter për gjoja mbështetjen e kompanive gjatë krizës së COVID-19.

    Siç theksoi Azeski në pyetjen e një gazetari, qëndrimi i Odës për krimin, korrupsionin dhe ekonominë gri është zero tolerancë.

    “Kjo është një çështje politike. Maqedonia ka tre dallime. Njëra është midis kapitalit dhe punës. Kapitali, pra pronarët, mendojnë se punëtorët nuk punojnë sa duhet, e kundërta mendojnë se nuk paguhen sa duhet dhe kjo ekziston. E dyta është se pabarazia mes popullsisë aktive dhe asaj të mbështetur, të cilën të gjithë e dimë se si reflektohet, e mban ekonominë gri në një nivel të lartë. Çështja e tretë, kjo që bëtë, do të thotë që vazhdimësia e problemeve juridike dhe çështjeve juridike duhet të vazhdojë edhe gjatë qeverisjes së një qeverie, dhe nëse do të abuzohet, kjo është çështje tjetër. Dhe për këtë duhet të ketë institucione që do ta sanksionojnë.

    Qëndrimi i Odës Ekonomike për çështjen e krimit, korrupsionit dhe ekonomisë gri është zero tolerancë”, tha Azeski, i cili paraprakisht pati një takim pune me ministren e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.

    Lidhur me ribalancimin e paralajmëruar nga Qeveria, Azeski shkurt u përgjigj se buxhet zhvillimor nuk kemi pasur që nga viti 1992.

    “Ne nuk kemi parë buxhet zhvillimor që nga viti 1992 dhe këtu mendoj se çdo diskutim është i tepërt”, theksoi kryetari i Odës Ekonomike.

    Lajmi Paraprak

    Përjashtoi nga puna arsimtaren me shami, Remzie Lezin – drejtori i shkollës në Suharekë dënohet me një vit burgim me kusht

    Lajmi i rradhës

    Në verë lutemi për shi që të shuhen zjarret, në dimër për t’u zvogëluar ndotja e ajrit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë