Azir Aliu ndanë rrugët me Taravarin, vazhdon të qëndrojë në VLEN

    Azir Aliu nga radhët e partisë së Taravarit, informon publikisht se do të vazhdojë rrugëtimin me koalicionin VLEN në këtë Qeveri. Ai përmes një postimi në rrjetin social fejsbuk, thotë se tërheqja në këtë moment nënkupton dhënie të hapësirës strukturave të vjetra të BDI-së për rehabilitim. Ai nuk pajtohet me deklaratat e Taravarit se kjo qeverisje ishte e pa suksesshme, duke nënvizuar se ishte pikërisht kjo qeveri, ajo që për herë të parë hapi seriozisht institucionet dhe nisi të merret sistematikisht me problemet, u përball me korrupsionin dhe krimin, ndërsa ngriti zërin kundër shtetit të kapur nga strukturat e njohura të korruptuara të BDI-së.

    “Me respekt të madh për kryetarin e partisë dhe të drejtën e tij për vlerësim politik, ndjej detyrim që publikisht të them se unë do të vazhdoj të jem pjesë e procesit që e nisëm së bashku me VLEN dhe në këtë Qeveri!
    Unë mendoj se tërheqja në këtë moment pa një plan të qartë u jep hapësirë strukturave të vjetra të BDI-së të rehabilitohen dhe “shërohen”, bashkë me narrativat e tyre të pafuqishme.”
    Ky postim i Aliut, vjen vetëm 20 minuta pas publikimit që e bëri zv kryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai, në të cilin shihet edhe Aliu, në takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Ky i fundit ka qenë një ndër faktorët që bashkoi koalicionin VLEN në kohën e formimit të tij dhe kishte ftuar në takim liderët e koalicionit në kohën e turbulencave dhe pavendosmërisë së Taravarit”, ka shkruar Azir Aliu, ASH .

    Pozita e Arben Fetait diskutohet prej ditësh, pasi VLEN dhe Qeveria kanë theksuar se ka funksionarë të lartë të ASH-së që duan të mbeten pjesë e ndryshimit. Fetai nuk e kishte shoqëruar Taravarin as në aktivitetet e fundit partiake, përfshirë edhe ata në Kumanovë, në vendlindjen e Fetait./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Shoqëria përballë njeriut irracional

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë