Pendarovski: Për t’u ballafaquar me papunësinë, varfërinë dhe migrimin masiv, nevojiten reforma

    Presidenti Stevo Pendarovski u bëri thirrje të gjithë aktorëve politik që të ndërtojnë konsensus për krijimin e ambientit për inovacione duke theksuar se ky është një interes jetik dhe kombëtar. Ai tha se për t’u ballafaquar me papunësinë, varfërinë dhe migrimin masiv nevojiten reforma në hap me kohën, përkatësisht transformim digjital.

    “Kemi për 16 për qind më pak popullatë të re, se sa kishim në vitin 2002, përkatësisht 28 për qind më pak se në vitin 1991. Sfida e dytë është arsimore, mungesa e fuqisë së kualifikuar punëtore me aftësi digjitale dhe relevante, që është pengesa kryesore për inovacione edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimorë edhe te ne. Sfida e tretë është politike, etnizimi shumë dekadësh i politikës, partizimi i institucioneve dhe polarizimi i shoqërisë, e lënë në plan të dytë zhvillimin e ekosistemit inovativ”, deklaroi Stevo Pendarovski, President.

    Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi theksoi se çdo aktivitet ekonomik në nivel global tashmë ka filluar të integrojë komponentin e inteligjencës artificiale.

    “Praktikisht çdo aktivitet ekonomik, tashmë integron inteligjencë artificiale në proceset e tija. Jemi pjesë e ndryshimeve që me thelb e formatojnë sistemin e përgjithshëm që prej nesh kërkojnë përgjigje të shpejta, modelime të reja dhe një seri të politikave dhe masave ekonomike. Nuk mund të lejojmë të jemi të robëruar në perspektivat e së kaluarës”, u shpreh Fatmir Bytyqi, Zv kryeministër për Çështje Ekonomike.

    Në konferencën shkencore dhe teknologjike me titull “Industritë tradicionale dhe sektorët kreativë të parandaluar nga kriza ekonomike” u tha se prej fillimit të pandemisë kompanitë teknologjike në botë janë rritur për 2,3 herë më shumë se ato që nuk janë teknologjike. Ndërsa duke u thirrur tek të dhënat e forumit ekonomik botëror dhe parashikimeve të platformës online “Statista”, panelistët thanë se gjatë dekadës së ardhshme 70 për qind e vlerës së re në nivel global do të bazohet në modelet digjitale të biznesit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Limani: Zajazi 20 vite pa kanalizim. Vërtetë mendoni se këta do të realizojnë korridoret 8-të & 10d?

    Lajmi i rradhës

    KRITIKA PËR KORRIDORET | Grubi: Do të pendoheni

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë