Aziri: BDI-ja demaskohet nga ministri i drejtësisë, nuk ka kërkesë për hetim ndërkombëtar të rasteve të montuara

    Përfundimisht demaskohet manipulimi që kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe zyrtarët e tjerë të kësaj partie kanë bërë, në lidhje me gjoja hetimin ndërkombëtarë të rasteve të montuara gjyqësore, gjatë qeverisjes së kësaj partie, herë me VMRO-në dhe herë me LSDM-në, thonë nga Aleanca për Shqiptarët, përcjell Nistori.

    “Në një paraqitje televizive, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti pati deklaruar se ka kërkuar nga SHBA-të, që CIA dhe FBI të përfshihen në hetimin e rastin e 9-10 majit në Kumanovë. Ahmeti dhe eksponentë të BDI-së në vazhdimësi kanë dhënë deklarata të tilla për rastet e dyshimta si të montuara politike”, shtojnë nga ASh.

    Ligjërisht, kërkesat për hetim ndërkombëtar të proceseve gjyqësore siç theksojnë nga ASh i parashtron ministria e drejtësisë.

    Andaj, në seancën e fundit për pyetje të deputetëve, deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri, pyeti drejtpërdrejtë ministrin e drejtësisë nëse kjo ministri ka dërguar ndonjë kërkesë të këtillë për cilindo rast, siç kishin deklaruar zyrtarët e BDI-së. Ministri i drejtësisë në mënyrë taksative tha se kërkesa të tilla nuk janë lëshuar nga kjo ministri. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    3% e popullsisë rezidente në RMV kanë shtetësi të dyfishtë

    Lajmi i rradhës

    Drejtorët e ndërmarrjeve publike me paga astronomike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë