Baerbock: Të mos humbasim kohë në afrimin e Ballkanit Perëndimor me BE-në

    Fotografia: Britta Pedersen/dpa/picture alliance

    Ministrja e Jashtme gjermane dhe kolegia e saj sllovene druajnë se pa afrimin e shpejtë me BE-në Rusia dhe Kina mund të fitojnë shumë terren në Ballkanin Perëndimor.

    Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, u shpreh sërish pro hapave të shpejtë për perspektivën e anëtarësimit në BE për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Nuk duhet humbur më kohë në përpjekjet për t’u integruar dhe për t’i afruar njerëzit, tha politikania e Partisë së Gjelbër pas bisedimeve me ministren e re të Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, (01.07.) në Berlin. Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor bëjnë pjesë jo vetëm gjeografikisht në mes të Evropës, por edhe politikisht.

    Asnjë hapësirë depërtimi në Ballkan

    “Në Ballkan nuk duhet të krijohet asnjë hapësirë, ku mund të depërtojnë dhe të hedhin rrënjë Rusia apo aktorë të tjerë,” tha Baerbock. Përveç Moskës edhe Kina po përpiqet që të fitojë një ndikim më të madh në Ballkanin Perëndimor. Nga ana e saj Tanja Fajon theksoi mbështetjen e Sllovenisë si anëtare të BE-së për perspektivat e anëtarësimit të gjashtë vendeve të Ballkanit.

    Tanja Fajon dhe Annalena Baerbock

    Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bosnje-Hercegovina janë në faza të ndryshme të afrimit me Bashkimin Evropian. Ndërsa negociatat me Serbinë dhe Malin e Zi tashmë kanë filluar, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë statusin e kandidatit, por Bullgaria po bllokon fillimin e negociatave. Kosova dhe Bosnje-Hercegovina nuk e kanë ende statusin e kandidatit.

    Bosnje-Hercegovina rasti më i vështirë

    Baerbock tha, se në samitin e javës së kaluar Bashkimi Evropian nuk arriti të vendoste lidhur me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sikurse kishte premtuar. Kurse lidhur me Bosnje-Hercegovinën ministrja tha se për shkak të situatës së brendshme politike nuk pritet ndonjë vendim për statusin e kandidatit. Në Bosnje-Hercegovinë po intensifikohet kursi i shkëputjes së Republikës Serbe (Republika Srpska) të Bosnjës nga shteti i përbashkët, që përbëhet nga Federata Boshnjako-Kroate dhe Republika Srpska.

    Lajmi Paraprak

    Si i lejoi Google lajmet e rreme për gjenocidin në Srebrenicë?

    Lajmi i rradhës

    “Blloqet e tarifave për energjinë elektrike janë masë politike për të marrë vota”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë