Kandidati i AKI-së për Komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, e ka pranuar humbjen në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Ai thotë se përgjegjësia është e tij, ndërsa e ka uruar edhe kundër-kandidatin, Bilall Kasami.
“Të dashur miq, gara zgjedhore në Tetovë mbaroi. Qytetarët e than fjalën e vet. Unë uroj kundërkandidatin dhe i uroj punë të mbarë. Përgjegjësia për këtë rezultat është krejtësisht e imja dhe e askujt tjetër. Zoti na ndihmoftë”, ka shkruar Rexhepi.






