Bajrami: nuk jam i befasuar nga raporti i BE-së për raportin negativ në gjyqësor

    Bajrami: Nuk jam i befasuar nga raporti i BE-së për raportin negativ në gjyqësor

    Nuri Bajrami, anëtar i Komisionit në Luftën kundër Korrupsionit, ishte i ftuar në 10Minuta në TV21. Duke folur për raportin negativ të këtij viti të Bashkimit Evropian në sferën e gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit, ai tha se nuk është shumë i befasuar. Sipas Bajramit progres pozitiv ka pasur vetëm në vitin 2019 dhe 2022, ndërsa në vitet në vijim ka pasur ose stangim ose regres, përcjell Nistori.

    “Sa i përket raporteve që nga  viti 2019 kur kemi marrë mandatin, deri tani, pak para përfundimit të mandatit 5-vjeçar. Në disa kapituj sa i përket kushteve për integrimin në Bashkimin Evropian, kemi një progres në vitin 2019 dhe 2020, kryesisht në sistemin gjyqësor, pastaj stangim në vitin 2021 dhe 2022, pastaj regres në vitin 2023. Nëse e shikoni të gjithë kapitujt, pak ose hiç ka pak pasur progres. Për vitin 2023 progresi ka qenë negativ”, deklaroi Bajrami.

    Bajrami: Ka qenë luftë e kotë të parandalohen dukuritë devijante me ligjërata për integritet

    Bajrami tha se në këto vite që ai është anëtar në këtë komision, ka qenë luftë e kotë të parandalohen dukuritë devijante me ligjërata për integritet, pasi reformat nuk kanë ndodhur dhe kodet etike as nuk janë përfillur. Po ashtu ai përmendi edhe një sërë problemesh duke ia vënë fajin politikës dhe politikave të caktuara.

    “Ka qenë luftë e kotë të parandalohen dukuritë devijante me ligjërata për integritet. Reformat nuk janë duke ndodhur, nuk kanë ndodhur, kodet etike nuk përfillen, shkelen rregullat ligjore, nuk është bërë menaxhimi i resurseve humane, njerëzit e pandershëm janë futur në ombrellën e të padrejtëve dhe të pandershme. Politika dhe politikat e caktuara premtohen, shpeshherë përfundojnë vetëm me sjelljen e strategjive dhe pastaj nuk implementohen. Shpesh përmendet Gjykata, ndërsa rrallëherë përmendet Prokuroria, që është parakusht për procesimin e lëndëve në gjykata.”- tha Bajrami.

    Bajrami: Punësimet në sektorin publik janë në dirigjim politik

    Duke folur për shtrirjen e korrupsionit në vend ai foli edhe për punësimet politik që bëhen në institucionet publike të vendit. Bajrami tha se janë 13 shoqëri aksionare dhe 2 shoqëri tregtare të themeluara nga Qeveria, ku emëron njerëz me procedura vetëm formale, siç janë fëmijët e funksionarëve dhe të miqve të tyre.  

    “Punësimet në sektorin publik janë në dirigjim politik, arrihet dikush të privilegjohet për të arritur te vendi i punës. Kemi një mori institucionesh që janë jashtë juridiksionit, siç janë 23 shoqëri aksionare të themeluara nga Qeveria dhe dy shoqata tregtare, të cilat janë të mbuluara vetëm me ligjin për shoqëri tregtare që vlen për firmat private dhe kjo rregulltavë i pëlqen Qeverisë që të punësojë kë  të dojë dhe të emërojë kë të dojë dhe procedurat të jenë krejt formale dhe jo transparente në këto shoqëri aksionare”- tha Bajrami.

    Bajrami: Nuk kemi pasur ndonjë presion nga Qeveria, por as “feedback”

    Bajrami tha se në këto 5 vite në Komisionin kundër Korrupsionit, nuk ka pasur ndonjë presion nga Qeveria, edhe përkundër deklaratave të zëvendëskryeministrit Artan Grubi ku më herët e ka akuzuar këtë komision se nuk ka kapacitete e duhura, por as ndonjë “feedback” për t’i motivuar.

    “Nuk kemi pasur ndonjë presion nga Qeveria. Ne jemi përzgjedhur nga Qeveria. Iniciativat që ne i kemi çuar në Qeveri, mund të shihen dhe të shqyrtohen sesa proaktiv kemi qenë ne. Nga Qeveria kemi shumë pak “feedback” për ndërmarrje masash , gati hiç, për atë që e kemi konstatuar si shkelje”, shtoi Bajrami.  

    Bajrami: Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit është preventiv, nuk mund t’i marrë punët e institucioneve të tjera

    Sipas Bajramit, si komision në këtë periudhë 5-vjeçare kanë arritur të hedhin themelet e këtij institucioni dhe që nga krijimi kanë qenë aktiv dhe proaktiv. Por për fat të keq, sipas Bajramit, Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit është preventiv, nuk mund t’i marrë punët e institucioneve të tjera, si për shembull të bëjë punën e inspektorit.

    “Ne lëndët nuk i zgjedhim, i formojmë sipas zërit të prekur, në bazë të paraqitjes. Nuk ka ndodhur që lëndë ta themelojë sipas dëshirës dhe të gjitha lëndët kanë qenë të shpërndara me rotacin, ku asnjë anëtar nuk ka pasur mundësi të zgjedhë asnjë lëndë. Kemi qenë të stërngarkuar dhe kemi vendosur bazat e në institucioni. Kemi vënë baza të shëndosha dhe jo që shihet nga raporti i komisionit rreth punës tonë është një verifikim, nga fillimi kemi qenë aktiv dhe proaktiv. Komisioni për parandalimin e korrupsionit është preventiv, nuk mund t’i marrë punët e institucioneve të tjera, si për shembull të bëjë punën e inspektorit”, u shpreh Bajrami.

    Lajmi Paraprak

    Në RMV nuk shitet pija “Prime” me kafeinë, u ndalua edhe në Slloveni

    Lajmi i rradhës

    7 ushqimet që kanë më shumë kalium se bananet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë