Sot fillon konferenca ndërkombëtare “Forumi i Prespës për Dialog” në Ohër

    Në Ohër sot fillon konferenca ndërkombëtare dyditore “Forumi i Prespës për Dialog”, në organizim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, edicioni i të cilit këtë vit e mban emrin “Ndërtimi i së ardhmes së Ballkanit Perëndimor në arkitekturën bashkëkohore të sigurisë”.

    Në këtë forum pritet të marrin pjesë edhe: Ana Bërbabiq, kryeministre e Serbisë, Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Matteo Bonomi, ekspert i ekonomisë nga Instituti Ndërkombëtar në Romë. Gjithashtu pritet të marrin pjesë edhe disa presidentë, kryeministra, ministra të jashtëm, si dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare, që do të diskutojnë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.

    Kryeministri Kovaçevski si folës kryesor do të hap seancën me temë “65 vjet pas Traktatit të Romës: A është Evropa plotësisht e rindërtuar dhe e integruar ekonomikisht?”.

    Lajmi Paraprak

    Bikovski: Gjëja më e rëndësishme është të kemi shtet ligjor, të denoncohet puna në të zezë

    Lajmi i rradhës

    Veteranët protestojnë para Kuvendit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë