Ballkani Perëndimor mish për top i forcave perëndimore dhe lindore

    Gazetar | Adrian Kerimi

    Refuzimi i BE-së për t’i dhënë dritën jeshile negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, mund t’i ndezë motorët e forcave kundër Europiane në Ballkan. Ekspertët e sigurisë vlerësojnë për Nistori-n se zvarritja e nisjes së bisedimeve do të rrisë ndikim rus në rajon. Në raport me Shqipërinë, sipas Selim Ibraimit situata më e ndërlikuar është në Maqedoninë e Veriut si pasojë e ndikimit rus dhe orientimit pro serb.

    “Refuzimi Europian ka disa anë negative që mund të ndikojnë në rritjen e intensitetit (ndikimit rus) në Maqedoni të Veriut dhe rajon. Megjithatë ka dy anë pozitive: e para është zgjidhja e problemeve para se kandidatët të bëhen anëtare dhe e dyta një mundësi e re që shtetet të hyjnë në paketë në BE. Deri në vitin e ardhshëm me trendin aktual të sigurisë nuk priten ndryshime radikale në Ballkan, përderisa Serbia dhe Kosova nuk hyjnë në çështjen e statusit. Nuk duhet përjashtuar rolin e inteligjencës ruse në Ballkan dhe sentimentin pro serb që ekziston në Maqedoni të Veriut dhe pengesat që burojnë nga ana e komisioneve. Presioni duhet shtuar mbi dy shtetet”, thotë për Nistori eksperti i sigurisë, Ibraimi.

    Ish eprori i Kontrollit të Brendshëm në MPB njëherësh njohës i çështjeve të sigurisë, Vosillav Zafirovski thotë se vetoja bullgare dhe mos fillimi i negociatave me BE-së mund të destabizojnë vendin në aspektin politik. Sipas tij, një krizë politike do të kishte domino efekt edhe në rajon dhe për këtë arsye institucionet vendase duhet të reagojnë në kohë dhe me kujdes.

    “Definitivisht do të thellohet kriza politike në të cilën neve ndodhemi në vazhdimësi 20 vitet e fundit. Por duhet potencuar se Maqedonia e Veriut rrezikohet nga brenda, jo nga faktorët e jashtë. Kjo për shkak të dallimeve të thella, drejtësisë selektive, për shkak të varfërisë nga kriza ekonomike, kriza shëndetësore etj. Nëse ka indikacione për destabilzim të mundshëm, ato varen nga gjendja e brendshme. Për këtë arsye institucionet duhet të jenë efikase, efektive dhe ta kryejnë punë  që e kanë për detyrë. Kusht për fillimin e negociatave kriteret politike të thëna qartë. Në këtë linjë ne nuk mund dot t’i nisim negociatat”, thotë për Nistorin Voisllav Zafirovski, ekspert i sigurisë.

    Qeveria Zaev dështon për tre herë radhazi në marrjen e datës së negociatave me BE-në edhe atë gjatë presidencës rumune (janar-qershor 2019), presidencës gjermane (korrik-dhjetor 2020) dhe presidencës portugeze (janar-qershor 2021). Në vitin 2019, BE-ja kishte vendosur në një pako Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Aso koha faji për mos dhënien e datës për fillimin e negociatave i ishte Shqipërisë për shkak ngecjes në reforma, ndërsa në Maqedoni të Veriut eksponentë politik kishte filluar me thirrjet publike ndaj BE-së për ndarje nga Shqipëria. Ky vendim negativ kishte çuar vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Në vitin 2020, por edhe vitin 2021 pengesa i ishte faturuar Maqedonisë së Veriut për shkak të kontestit maqedono-bullgar.

    Shqipëria kësaj herë veproi me maturi diplomatike duke mos u tërhequr nga pakoja me Maqedoninë pavarësisht përmbushjes së gjitha kushteve për negociata me BE-në dhe bërjes peng në si pasojë e kontestit me dy vendeve mbi çështjet historike, kulturore, gjuhësore dhe të identitetit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Tetova pa plan urbanistik!

    Lajmi i rradhës

    Filipçe: Shpresojmë për imunitet kolektiv deri në fund të verës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë