Balotazhi nesër vendos fatin e 33 komunave

    Qytetarët e 33 komunave, në mesin e të cilave edhe Qyteti i Shkupit votojnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale për të zgjedhur krerët e komunave të tyre. Votimi përsëritet dy javë pas ditës së zgjedhjeve, në komunat ku nuk u arrit zgjedhja e kryetarit në rrethin e parë zgjedhor. Në këto komuna, sipas Kodit zgjedhor, në balotazh përballen vetëm dy kandidatët me numër më të madh të votave nga rrethi i parë zgjedhor.

     33 komuna në rrethin e dytë:

    1. Aerodrom
    2. Bogovinë
    3. Bërvenicë
    4. Vallandovë
    5. Vinicë
    6. Dibër
    7. Debarcë
    8. Demir Kapi
    9. Dojran
    10. Dollnen
    11. Zërnovcë
    12. Karposh
    13. Kërçovë
    14. Konçe
    15. Koçan
    16. Krushevë
    17. Kumanovë
    18. Llozovë
    19. Makedonska Kamenicë
    20. Makedonski Brod
    21. Mogilla
    22. Negotivë
    23. Probishtip
    24. Rankovce
    25. Rosoman
    26. Strugë
    27. Studeniçan
    28. Tetovë
    29. Qendër
    30. Qeshinovë Oblishevë
    31. Çuçer Sandevë
    32. Shuto Orizare
    33. Qyteti i Shkupit

    Në 3 vendvotime në Shuto Orizare do të rivotohet edhe për këshilltarë, pas ankesave nga pjesëmarrësit në zgjedhje. Bëhet fjalë për vendvotimin 2961, 2962 dhe 2966. Kurse në të gjithë komunat e tjera dhe në Qytetin e Shkupit, KSHZ-ja konstatoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjes së këshilltarëve.

    Votimi për kryetarët e komunave ka përfunduar në 44 komuna dhe rezultatet janë zyrtarizuar. Zgjedhjet nuk ishin të suksesshme në katër komunat, Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë Rostushë ku nuk u arrit censusi. Zgjedhje të reja në këto komuna duhet të caktohen në afat prej 60 ditësh pas rezultateve përfundimtare. Në përsëritjen e zgjedhjeve, nuk parashikohet census.

    Zgjedhjet lokale të vitit 2025 janë të tetat që nga pavarësia e vendit në të cilat zgjidhen kryetarë bashkish dhe lista këshilltarësh në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit. Në zgjedhjet lokale nuk ka votim jashtë vendit, por shtetasit që jetojnë dhe punojnë jashtë dhe që kanë të drejtë vote, mund ta ushtrojnë atë në komunën ku kanë adresë banimi brenda vendit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Letonia tërhiqet nga Konventa për Mbrojtjen e Grave

    Lajmi i rradhës

    Deralla: në listat zgjedhore akoma figurojnë persona që kanë ndërruar jetë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë