Banorët e Butelit kërkojnë të ndërtohet një ambulancë e qëndrueshme e jo sa për sy e faqe

    Foto ilustruese

    Shumë ambulante në gjendje të mjerueshme po zëvendësohen me objekte modulare. Pjesa më e madhe e tyre janë në Butel, Kisella Vodë e Gjorçe Pterov dhe në 7 komuna të tjera. Ministri i Shëndetësisë thotë se prishja e tyre dhe vendosja e kontejnerëve është më pak e kushtueshme.

    Pamë që ky model është me të vërtetë i mirë. Për kohë shumë të shkurtër bëmë reparte Kovid që do të thotë se modeli është i shpejtë, efikas, për kohë të shkurtër mbulojmë nevojat në territori të Qytetit të Shkupit dhe nuk ekziston model tjetër për të cilin dhjetë objekte do të bëhen për 7 ose 8 muaj. Ndërtimet e forta zgjasin shumë, janë shumë më të shtrenjta ndërsa këto janë modele efikasitetit energjetik”, tha Venko Filipce, Ministër i Shëndetësisë

    Por qytetarët kritikojnë vendosjen e objekteve modulare. Ata thonë se meritojnë që të ndërtohet objekt i qëndrueshëm e jo sa për sy e faqe.

    “Duhej të ndërtohet objekt, kjo nuk është asnjëfarë ambulance. Nuk do ketë asnjëfarë kushte aty , çfarë i ngjan kësaj? Kjo është e përkohshme për të marr pikë politike”.  

    “Turp, turp për ambulancë, kjo nuk ngjan në asgjë.  Kontejnerë si Greqia që u ka dhënë gjysheve kur i kanë strehuar. Kjo nuk është për 50 vite”.

    “Nuk është keq kjo, por duhet më shumë ambulanca të ketë jo vetëm kjo”.

    Rrënimi i disa nga ambulanteve sipas informacioneve duhej të ndodhte në mes të muajit qershor megjithatë ky proces ka filluar në gusht, dy muaj më pas./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    BDI zyrtarizon kandidatët për kryetar komunash

    Lajmi i rradhës

    Psikologët: Përqëndrohuni në gjëra që u bëjnë të lumtur dhe merni informacione nga ekspertët rreth Covid-19

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë