Psikologët: Përqëndrohuni në gjëra që u bëjnë të lumtur dhe merni informacione nga ekspertët rreth Covid-19

    Duam apo nuk duam ta pranojmë, pandemia ka ndikuar jashtëzakonisht shumë në shëndetin tonë mental. Kjo pasiguri manifestohet me vështirësi psikologjike, si ankthi, frikë e shtuar te pothuajse seicili prej nesh, pasiguri dhe zvogëlim të dëshirës për të menduar për një të ardhme më të largët, e përqëndrim në frikën nëse e nesërmja do të kalojë pa u infektuar.

    Epskertët thonë se çdonjëri prej nesh duhet të përqëndrohet në gjërat që e bëjnë të lumtur, e të dëgjojë vetëm informacionet nga ekspertët. Thonë se rrjetet sociale ndikojnë shumë në rritjen e frikës, për shkak të lajmeve të rreme që I gjejmë përditë në to.

    “Kjo pasiguri mbizotëron për faktin se është sëmundje e re e panjohur dhe normalisht që do të ketë jnë reagim të tillë te qytetarët. Prandaj si eksperte u apeloj qytetarëve të mos informohen nga mediat sociale të mbushura plot me lajme të rreme por të respektojnë rekomandimet e ekspertëve të gjejnë mënyrë për t’u relaksuar, më shumë të dalin në natyrë për të zvogëluar kontaktin në grupe të mëdha ose të rrinë në shtëpi duke u marrë me aktivitete që i kënaqin, si lexim, ndonjë film apo të dëgjojnë muzikë. Kjo me qëllim të ndihmojmë që më lehtë të kalojmë këtë pasiguri dhe frikë momentale.”, tha Biliana Nasteska, psikiatre në spitalin e Kërçovës.

    Psikologët thonë se kujdes I vecantë u duhet kushtuar edhe fëmijëve që tani u kthyhen edhe fizikisht në shkola. Edhe atyre u duhet shpjeguar m ekujdes se cfarë ëhstë pandemia e si të ruhen prej saj, pa hequr dorë nga loja me bashkëmposhatarët, por duke respektuar protokollet.

    Lajmi Paraprak

    Banorët e Butelit kërkojnë të ndërtohet një ambulancë e qëndrueshme e jo sa për sy e faqe

    Lajmi i rradhës

    Promovimi i dosjes “184” si mesazh publik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë