Banorët e lagjes Ivanidoll në Kërçovë sërish protestuan kundër ndërtimit të banesave sociale

    Katër muaj pas protestës së parë, banorët e lagjes Ivanidoll në Kërçovë sërish protestuan kundër ndërtimit të banesave sociale. Punimet rinisën dje. Banesat janë planifikuar për komunitetin rom dhe familjeve të rrezikuara sociale, ndërsa banorët nuk duan që kjo kategori e qytetareve të jetojë këtu.

    “Atë që është filluar dhe mendojnë ta realizojnë për ndërtimin e banesave sociale në bashkësinë lokale Ivanidoll, kërkojmë fillimisht takim me kryetarin, të vijë kryetari të na shpjegojë në takim në çfarë baze është sjellë vendimi , kur në cilën periudhë dhe të shohim nëse vendimi me të vërtet është e dedikuar për banesa sociale për komunitetin rom, nuk jemi kundër ndërtimit të banesave sociale”.

    “Ka pasur dje tentim që të fillojë ndërtimi, e ndaluam, sot ne jemi këtu, është lajmëruar nga pronari që e ka filluar tenderin për ndërtim se do ta ndërtojë me sigurim personal aty që të mos mund ne të ndërhyjmë, ne i bëjmë thirrje Fatmir Deharit të vijë tek lagjja si është krijuar kjo situatë dhe si erdhi deri ky ndërtim”.

    Kanë kërkuar takim me kryetarin e Kërçovës Fatmir Dehari, por thonë se ai nuk pranon të takohet. TV21 e pyeti Deharin për këtë, ndërsa ai na tha se banorët mund të shkojnë në takim për të shprehur kërkesat e lagjes por jo edhe për ndalimin e punimeve të ndërtesave sociale për interesa politike.

    “Unë i kam takuar disa herë banorët, jo që si kam takuar edhe atë disa herë, kam biseduar dhe u jam drejtuar dhe tani ju drejtohem ju bëjë thirrje ejani të bisedojmë për nevojat e lagjes, kush janë nevojat? Mos merren me çështje politike, të mos keqpërdoren nga struktura tjera politike për interesa të partive, thjeshtë të shohin lagjen e tyre të ndërtojnë lagjen e tyre nëse ka nevojë dhe për çka ka nevojë unë jam këtu”, deklaroi Fatmir Dehari, kryetar i komunës së Kërçovës.

    Banorët thonë se nuk do të ndalen së protestuari deri në arritjen e qëllimit të tyre. Përndryshe, në këtë lagje parashihet të ndërtohen 30 banesa sociale për 30 familje të me gjendje të rëndë ekonomike. Vlera e projektit është 800 mijë euro.

    Plani parasheh që banesat të duken kështu…../TV21/

    Lajmi Paraprak

    USAID: Mënyra sesi kanë vepruar komunat në RMV për nga situata financiare, nuk ka rezultuar e suksesshme

    Lajmi i rradhës

    Treçevska: Zgjidhja sistematike për problemin e LSM-së, është sjellja e një metodologjie të re

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë