Banorët e malësisë së Tetovës kanë frikë nga vërshimet

    Foto Ilustruese

    “Edhe përkundër reshjeve të shumta të shiut për disa ditë me radhë, këtu në malësinë e Sharrit, situata me ujërat paraqitet e qetë. Pika më kritike, këtu në fshatin Shipkovicë ishte pikërisht shtrati i këtij lumi, niveli i të cilit është ende i ulët, megjithatë, banorët shprehen të shqetësuar, shkaku se çdo reshje shiu, shkaku i mos zgjidhjes së përhershme të problemit, krijon trauma tek banorët, duke i kthyer në vitin 2015, ku nga vërshimet humbën jetë edhe disa njerëz”.

    “Neve na shqetëson shumë shiu, nuk i kanë rregulluar kanalet që është dashur t’i rregullojnë. Nuk kanë punuar aspak. Vetëm që janë pastruar nuk është zgjidhur problemi. Për tu zgjidh problemi duhet të rregullohet shtrati. Duhet të zgjerohet, patjetër duhet të ndërtohet edhe ndonjë digë më lartë fshatit dhe kjo është”.

    “Na trishton pak po se di çka të them, punë e Zotit është. Por këta që marrin nisma për ta ndërtuar, një herë gjashtë muaj, një vit pastaj dy vite, s`u bë asgjë, ja sërish është kështu. Hiç aspak nuk është zgjidh problemi”.

    Për dallim prej Shipkovicës ku të paktën shtretërit e lumenjve paraqiten të pastër, në Poroj fotografia është ndryshe.

    Shtrati i lumit është i mbushur me mbeturina, ndërsa nuk mungojnë as teknikë e bardhë e mobilie. Në pikat më të larta të lumit madje ka edhe thasë me mbeturina të hedhura në pikat kritike ku lumi disa herë ka dalë nga shtrati.

    Pas vërshimeve të vitit 2015, pikërisht për shtratin e lumit të fshatit Poroj, nga Qeveria u premtuan shumë gjëra, duke filluar nga ndërtimi i kaskadave, ndërtimi i digave mbrojtëse dhe zgjerimi i shtratit, megjithatë, deri më tani, nuk është bërë asgjë më shumë se pastrimi i pjesshëm i shtratit të lumit./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    ​Kurti kërkon të dënohen veprimet e strukturave kriminale në veri

    Lajmi i rradhës

    Benzema-Mbappe, dyshja që po e ngjall imagjinatën e tifozëve të Real Madridit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë