Banorët e Sedllarcës kërkojnë ujë nga Mali Sharr, projekt që do ta zgjidhte problemin e fshatit

    Fshati Sedllarcë në Komunë të Bogovinës, kaloi disa ditë pa ujë të pijshëm. Më pas uji erdhi, por ishte i turbullt dhe jo për pije. Banorët ankohen sepse tani duhet ta blejnë ujin për pije dhe kjo gjë u kushton shtrenjtë. Kryetari i bashkësisë lokale të Sedllarcës Muzafer Ismaili, thotë se për momentin është gjetur një zgjidhje, por gjithashtu shpjegon se uji nuk është i pijshëm.

    “Ne kemi problem me ujin për pije, sidomos kohëve të fundit uji sipas analizave nuk është i pijshëm. Kështu që banorët tonë kanë qenë të detyruar që të blejnë ujë apo të mbushin në fshatrat përreth. Ne ujin e marrin nga një pus rreth 20 metra thellësi që punon me rrymë elektrike. Kemi pasur probleme kohëve të fundit me rrymën dhe pas kësaj uji nuk ka qenë për pije. Kërkojmë zgjidhje për këtë gjendje”, thotë Muzafer Ismaili, kryetar i Bashkësisë Lokale.

    Ismaili gjithashtu thekson nevojën për një furnizim me ujë të pijshëm nga Mali Sharr, me një projekt të mirëfilltë që do ta zgjidhte problemin e ujit njëherë e përgjithmonë. Ai thotë se sistemi i ndërtuar në vitit e 90-ta tani më është vjetruar dhe se ka nevojë për investime të shumta që të mund të funksionojë me kapacitet të plotë dhe ashtu siç duhet. Gjithashtu bën me dije se mirëmbajtja e këtij sistemi të amortizuar tani më është shumë e kushtueshme.

    “Sistemi i tanishëm për furnizim është bërë që në kohën para viteve 90-ta dhe me kalimin e kohës ai sistem është amortizuar, kërkon mirëmbajtje dalin probleme. Këtë vit, kemi pasur më shumë probleme, kemi pasur disa intervenime. Kur nuk ka rrymë aktivizojmë gjeneratorë për rrymë por edhe ai ka probleme shkaku i vjetërsisë, harxhon më shumë. Më së miri është që ne si fshat të marrim ujë nga Mali Sharr, edhe ne si banorë do ta kemi më lehtë, edhe komuna do të ketë më pak probleme me neve. Nuk do të ketë harxhime aq sa kemi sot, pra mendojmë se harxhimi i vetëm do të jetë vendosja e një gypi prej Malit Sharr”, nënvizoi Muzafer Ismaili.

    Nga bashkësia lokale e fshatit Sedllarcë thonë se të gjitha institucionet duhet të angazhohen që ta zgjidhin njëherë e përgjithmonë problemin me ujin e pijshëm në fshatin e tyre. Ato thonë se kjo do të ishte më mirë edhe për komunën por edhe për popullatën pasi që me furnizimin e fshatit me ujë nga Mali Sharr, do të ketë më pak harxhime sidomos pas shtrenjtimit të rrymës elektrike. Së fundmi, banorët e këtij fshati janë ankuar se uji në çezmat e tyre ka ardhur i turbullt dhe prandaj kërkojnë zgjidhje nga institucionet, sepse sistemi aktual çdo ditë e më shumë po bën probleme. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Pesë qytetet me ajrin më të pastër në Europë

    Lajmi i rradhës

    Nëse jo Real Madridi, Arsenali shihet si klubi më i preferuar nga Mbappe

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë