Kovaçvski: ASK do ketë drejtor të ri në muajin e ardhshëm

    Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka deklaruar sot se të mërkurën është ftuar në referim drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Viktor Dimovski për të dhënë llogari mbi mendimin pozitiv të ASK-së për shtetësinë e kontroversit ukrainas Oleksander Onishçenko.

    Siç deklaroi kryeministri, seanca e Qeverisë do të jetë e mbyllur. Ai gjithashtu tha se ASK do të ketë drejtor të ri së shpejti.

    “Më pyetët nëse ASK do të ketë drejtor të ri. Po në 24 ditët e ardhshme ASK-ja do të ketë drejtor të ri i cili duhet të jetë profesionist”, deklaroi Kovaçevski. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Iku nga qentë endacakë në Tetovë dhe theu këmbën, 40-vjeçarja përfundon në spital

    Lajmi i rradhës

    Refugjatja ukrainase kërkon rroba për të veshur të vdekurit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë