Banorët e Turçanit të Gostivarit ende nuk kanë marrë dëmshpërblim për dëmet nga përmbytjet e fundit

    Edhe pse kanë kaluar rreth katër muaj nga vërshimet e fundit në fshatin Turçan të Gostivarit, me çrast u dëmtuan shumë shtëpi dhe dyqane, as komuna e as Qeveria, nuk kanë kompensuar dëmet, shkruan Alsat.

    Banorët ankohen se iu është dashur vetë të paguajnë dhe të riparojnë objektet e tyre. Ndër shtëpitë që më së shumti pësoi, ishte ajo e familjes Demiri, por dhe biznese në këtë rajon.

    “Asgjë nuk na kanë paguar asgjë aspak, as që kanë ardhur edhe të na pyesin. Në fillim erdhën tre herë edhe aq, asgjë ma. Ne kemi pas dëme shumë, komplet kati i shtëpisë krejt gjërat, makinën, bacën e dëmtoi krejt. Na mori uji dhe mua dhe djalin, muri na rra, ne shumë dëme kemi pas dhe asgjë as[pak hiç s`ka ardhur kush”, tha Hajrie Demiri, banore.

    “Jo, deri më tani ne kemi rregulluar gjërat me financat tona, nuk kemi asnjë dëmshpërblim as nga komuna e as nga shteti. Neve na dëmtoi shumë, por i rregulluam me buxhetin tonë që të vazhdojmë punën, dhe tani presim dëmshpërblim”, u shpreh Shqipe Fejzi,  pronare biznesi.

    “Përveç mos kompensimit të dëmeve për banorët e fshatit Turçan, komuna nuk ka filluar ende as edhe pastrimin e shtratit të këtij lumi të vogël , shkaku i të cilit po vërshohet i gjithë fshati. Nuk kanë filluar të hiqen as urat e vogla të vendosura në të zezë, e që bllokojnë rrjedhën e ujit i cili del nëpër rrugë dhe përfundon nëpër shtëpitë e banorëve”, raporton gazetari i Alsat, Bashkim Sulejmani.

    Nga komuna e Gostivarit premtuan se gjatë javës së ardhshme do fillojë kompensimi i dëmit për banorët, me nga 30.000 denarë. Ndërkohë thonë se Qeveria nuk ka pranuar të bëj kompensimin e dëmeve.

    “Ne do insistojmë që presa e mbetur të mbulohet nga Qeveria, por nuk garantojmë që kjo do ndodh andaj do duhet të shohim mundësinë tjetër që na mbetet për ti dëmshpërblye.  Ne kemi bë edhe plan për dimanikën e pastrimit që të mos na përsëriten vërshimet”, tha Valbon Limani, Komuna e Gostivarit.

    Banorët kërkojmë që, komuna me urgjencë të filloj pastrimin shtratit të lumit dhe të përroit që kalon përmes fshatit, sidomos me afrimin e sezonit të të reshurave. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    “Monstra” do të kërkojë drejtësi në Gjykatën e Strasburgut  

    Lajmi i rradhës

    Pastrimi rrënjësor i organizmit dhe rënia nga pesha

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë