Banorët nuk e gjejnë askund parkun në Çair

    Megaparku i premtuar nga Qyteti i Shkupit për në Komunë  e Çairit, jo vetëm që nuk ka nisur të realizohet ne terren, por lokacioni i përzgjedhur është në gjendje edhe më të keqe se në muajin prill kur e vizituam për herë të fundit. Kosha mbeturinash të shkatërruar, mbeturina të hedhura gjithkund dhe kënd lodrash i shkatërruar. Qytetarët thonë se nuk janë të befasuar që ende nuk kanë nisur punimet, sepse sipas tyre tashmë janë mësuar që institucionet të premtojnë shumë  e të mos realizojnë asgjë.

    “Po te ne gjithmonë ashtu është. Diçka premtohet, por asgjë nuk punohet”, tha një qytetare.

    “Institucionet nuk funksionojnë. Shteti nuk funksionon. Shëndetësia nuk funksionon. Gjyqësori nuk funksionon. Arsimi nuk funksionon. Askush nuk shqetësohet për asgjë. Gjithkush kujdeset vetëm për xhepin e vet. Nuk ka të bëjë këtu feja, nacionaliteti apo ngjyra, kulturën e kemi zero.  Nuk vlerësohet, nuk respektohet asgjë”, u shpreh një qytetare.

    “Ky është mjerim. Nuk ka asnjë investim. Tani edhe pas premtimit që ka bërë Arsovska nuk është bërë asgjë. Asgjë nuk është bërë në këtë park. Për parqet këtu, sa ishte në krye Ardian Muça, kujdeseshin shumë për këtë park, por edhe për parqet tjera. Ndërsa tani që e ka marr Arsovska, njëherë nuk kanë ardhur që kur kanë filluar me punë, njëherë nuk kanë ardhur as ta shohin”, u shpreh një qytetar.

    Nga Komuna e Çairit thonë se realizimi i këtij projekti është nën kompetenca të Qytetit, ndërsa ata do të japin mbështetjen e tyre nëse ajo nevojitet. Në deklaratën e muajit prill, kryetari i Çairit Visat Ganiu tha se pritet që parku në fjalë të jetë projekti i parë nga investimet kapitale që Qyteti i Shkupit do të realizojë në Çair.

    “Është me të vërtet një hapësirë e madhe, përafërsisht 11 mijë m2  janë shtetërore, një pjesë e vogël është private dhe mendojmë se ai do të jetë projekti i parë nga investimet kapitale që Qyteti i Shkupit do të bëjë në Komunë  e Çairit.

    Lidhur me realizimin e këtij projekti dërguam i dërguam pyetje Qytetit të Shkupit, por prej tyre nuk morëm përgjigje. Megaparku ishte një nga premtimet kryesore që kryetarja e Qyteti të Shkupit Danella Arsovska u bëri banorëve të Çairit në fushatën parazgjedhore. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Shumë njerëz po e kuptojnë për herë të parë se si duket ura ‘e vërtetë’ e Londrës

    Lajmi i rradhës

    Ankohen prindërit – nuk kanë të drejtë të marrin shtesë fëmijërore në Maqedoninë e Veriut?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë