Barcelonë | Marokenët nuk mikpriten, ndërhyn qeveria

    Marokët po vuajnë gjithnjë e më shumë për të marrë një apartament në Barcelonë për shkak të racizmit.

    Autoritetet e Barcelonës vendosën një gjobë prej 45,000 eurosh për diskriminim racor ndaj një marokieni sepse pronari refuzoi ta jepte  me qira apartamentin një personi me origjinë marokene.

    Kjo është hera e parë që qeveria e qytetit sanksionon për diskriminim të drejtpërdrejtë në çështjen e strehimit në bazë të origjinës, shkruan “La Sexta” .

    Siç thuhet, pasi pala e interesuar donte të merrte me qira apartamentin dhe vërtetoi nivelin e aftësisë paguese, agjencia e pasurive të paluajtshme nuk iu përgjigj kërkesës së saj, duke pretenduar më vonë se ja kishte dhënë me qira apartamentin një klienti tjetër. Megjithatë, javë më vonë apartamenti ishte akoma bosh dhe në dispozicion për qira.

    Pastaj i njohuri i “viktimës”, i cili nuk ishte me origjinë marokene, pyeti për apartamentin me të njëjtën agjenci. 

    Ai gjithashtu arriti ta shihte atë, duke treguar të njëjtin nivel të aftësisë paguese, por në këtë rast agjencia donte t’i jepte atij me qira pronën.

    Rasti u raportua në fillim të vitit 2020 në Zyrën për Parandalimin e Diskriminimit, e cila nisi procesin.

    Këshilltari për të drejtat civile Mark Sera tha se qëllimi nuk ishte ndëshkimi por përmbysja e realitetit dhe kështu i dërgoi një mesazh publikut dhe sektorit të pasurive të paluajtshme për të shmangur çdo situatë racizmi ose diskriminimi në strehim.

    “I dëmtuar” Reduan Mehdi u tha gazetarëve se gjithmonë kishte pengesa kur kërkonte një apartament.

    “Kur telefononi një agjenci të pasurive të patundshme, pyetja e parë është nga jeni. “Kur ata vënë re se ju keni një theks të ndryshëm dhe pyesin emrin tuaj, atëherë ata vendosin nëse mund t’ju japin me qira një pronë apo jo,” tha ai

    Lajmi Paraprak

    I ndërtuar 3 mijë vjet më parë në Epokën e Faraonëve, zbulohet ‘Qyteti i Artë i Humbur’ i Egjiptit (FOTO)

    Lajmi i rradhës

    Fëmijët përjashtohen nga masat e reja kundër Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë