Basha: Nën lidershipin tim do të pastrohet PD-ja nga mbeturinat e sistemit komunist

    Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një konferencë të zhvilluar këtë të mërkurë ka deklaruar se ai ka mbështetjen e 99.9% të demokratëve.

    Nga selia kaltër, Basha tha se nën drejtimin e tij PD do të pastrohet nga mbeturinat e sistemit komunist.

    “99.9% e demokratëve janë për të ardhmen, nuk i lidh asgjë as me mendësinë bolshevike dhe as me aferat korruptive që kanë ndodhur gjatë qeverisjes tonë. Ata nuk kanë përfituar, por janë dëmtuar si shqiptarë dhe si demokratë.

    Nga kjo pikëpamje, nga pikëpamje a e parimeve nën lidershipin tim do të pastrohet PD nga mbeturinat e sistemit komunist dhe për këtë janë 99.9% e demokratëve”, u shpreh Basha.

    Lajmi Paraprak

    Ç’të bëjmë me kapitalizmin? I

    Lajmi i rradhës

    Këshilli Europian i bën thirrje RMV-së të forcojë lirinë e shprehjes dhe sigurinë e gazetarëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë