“Bashkësia ndërkombëtare të reagojë ndaj “kërcënimeve të Qeverisë së udhëhequr nga LSDM” për punonjësit në arsim”

    Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski thotë se bashkësia ndërkombëtare duhet të reagojë ndaj siç i quajti ai “kërcënimeve të Qeverisë së udhëhequr nga LSDM” drejt punonjësve në arsim. Mickoski tha se grafitet nëpër muret e shkollave përbëjnë kërcënim për Sindikatën e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

    “Ky është mesazhi që përmes aktivistëve LSDM-ja dhe Qeveria ua dërgon mësimdhënësve, profesorëve, edukatorëve, por edhe SASHK-ut dhe sindikatave tjera, ky është mesazhi. Është skandaloze dhe i bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare, OSBE-së dhe të gjithë atyre që ndjekin proceset të reagojnë, në të kundërtën do të jem i zhgënjyer me sjelljen e tyre”, tha Mickoski./tv21/

    Lajmi Paraprak

    Zgjedhjet në Francë, përcaktuese për politikën e BE-së ndaj Ballkanit

    Lajmi i rradhës

    Zaev: Kontesti bullgar është sfidë më e vogël se ajo me Greqinë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë