Zaev: Kontesti bullgar është sfidë më e vogël se ajo me Greqinë

    Ish-kryeministri Zoran Zaev në intervistë të përbashkët me ish-kryeministri grek, Alexis Tsipras u shpreh se kontesti që ka pasur Maqedonia e Veriut me Bullgarinë është më i lehtë në krahasim me kontestin me Greqinë.

    “Marrëveshja e Prespës kërkonte zgjidhje kreative për mbylljen e çështjeve me rëndësi historike. Kontesti bullgar është sfidë më e vogël se ajo me Greqinë. Besoj se Bullgaria do të gjejë forcë dhe do ta tejkalojë veten”, deklaroi Zaev.

    Ai u shpreh se Bullgaria është mike dhe ky shtet duhet ta ndihmojë Maqedoninë e Veriut për shkak se nuk është interes i Maqedonisë të jetë pesë e BE-së, por i gjithë rajonit.

    Zaev po ashtu theksoi se pas 20 viteve në politikë, nuk ka për qëllim të aktivizohet sërish dhe se mbështet strukturat e reja të LSDM-së.

    Lajmi Paraprak

    “Bashkësia ndërkombëtare të reagojë ndaj “kërcënimeve të Qeverisë së udhëhequr nga LSDM” për punonjësit në arsim”

    Lajmi i rradhës

    “Rritja e pagave të mësimdhënësve do të zhvlerësojë pagat e tjera në sektorë të tjerë”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë