Bashkësitë fetare kontribuojnë për pajtim e jo për nxitje të tensioneve ndëretnike, tha Olivera Trajkovska, drejtoresha e Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare, në intervistë për MIA. Ajo tha se ato nuk kontribuojnë për urrejtjen e ndërsjellë por bëjnë propagandë për paqe dhe tolerancë, duke shtuar se vendi ynë është shembull për funksionimin e shkëlqyeshëm mes bashkësive fetare.
OLIVERA TRAJKOVSKA, DREJTORESHË E KMBF
Është fakt se në vendin tonë vazhdimisht iniciohen tensione ndëretnike që rrjedhin nga faktorë të tjerë por jo edhe nga bashkësitë fetare, sepse bashkësitë fetare gjithmonë promovojnë tolerancë dhe paqe dhe është fakt se ato bashkëpunojnë mes vete për çdo çështje të rëndësishme.
Por sa është i pranishëm në vendin tonë radikalizmi dhe fanatizmi, sidomos për shkak të faktit që në dhjetor të vitit të kaluar u zbulua një grup i lidhur me Shtetin islam, për të cilin edhe vetë ministri i brendshëm Pançe Toshkovski tha se kanë planifikuar sulme terroriste në vend. Trajkovska mendon se ndodhi të këtilla ka gjithnjë e më shumë kohëve të fundit.
OLIVERA TRAJKOVSKA, DREJTORESHË E KMBF
Radikalizmi dhe fanatizmi fetar është devijim nga mësimi tradicional i fesë islame. Fatkeqësisht kohëve të fundit përballemi me raste të tilla jo vetëm në Maqedoni por edhe në mbarë botën. Mendoj se ky është rezultat i largimit të njerëzve nga feja tradicionale.
Trajkovska megjithatë nuk tha konkretisht se sa është i pranishëm radikalizmi te ne, duke theksuar se këto të dhëna i ka MPB dhe Agjencia për siguri kombëtare, ndërsa në këtë pjesë Komisioni për marrëdhënie me bashkësitë fetare ka bashkëpunim të plotë me to. /TV21/