Bastoret në RMV i ankohen qeverisë për të ardhurat e dobëta: Ndryshoni masat kundër Covid-19 ose na ndihmoni

    Asociacioni i Bastoreve Sportive të Maqedonisë (ABSM) informon se masat e reja të Covid-19 për të hyrë në një bastore, me të cilat kërkohet certifikatë vaksinimi ose vërtetim se në 45 ditët e fundit e keni kaluar Covid-19, kanë zvogëluar në mënyrë drastike qarkullimin, sipas anëtarëve të Shoqatës, pothuajse 50 për qind, që do të thotë drejtpërdrejt ulje e të ardhurave në buxhetin e shtetit, përcjell Nistori.

    “Ne i kërkojmë Qeverisë dhe Komisionit për Sëmundjet Infektive të bëjnë ndryshime të menjëhershme të masave për bastoret sportive, domethënë që ata të përjashtohen nga objektet ku gjatë hyrjes duhet të kenë certifikatë vaksinimi ose vërtetim se e keni kaluar Covid-19 në 45 ditët e fundit”. Përndryshe, ne kërkojmë masa të menjëhershme ekonomike për të ndihmuar bastoret sportive, por edhe të gjitha subjektet tjera që përballen me të njëjtin problem, në mënyrë që të mbështesin qëndrueshmërinë e biznesit dhe ruajtjen e vendeve të punës”, thonë nga ABSM.

    Ata theksojnë se i mbështesin plotësisht përpjekjet e Qeverisë për imunizim masiv të popullatës, por deri atëherë nuk duhet lejuar të zgjidhet një problem, ndërsa të hapen një sërë problemesh tjera që destabilizojnë edhe më tej ekonominë dhe biznesin. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Maqedonia e Veriut është lidere në rajon sa i përket qytetarëve të vaksinuar

    Lajmi i rradhës

    Zjarrfikësit e Maqedonisë së Veriut do të shkojnë në stërvitje në Slloveni

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë