Bazilika e Ladorishtës e lënë në harresë! Banorët janë përpjekur vet ta mirëmbajnë, por policia nuk i lejon

    Foto nga arkivi

    Mbeturina të hedhura afër saj dhe pa mbikëqyrje. Kjo është gjendja e bazilikës së Ladorishtës së Strugës. Me parë këto kanë qenë varreza, ndërsa tani nuk janë më. Vetë gropat e hapura tregojnë se janë nxjerr prej aty…

    Thuhet se kjo bazilikë  daton që nga shekulli i IV-V, por historianët thonë se kjo daton edhe më herët se kaq, sepse kjo bazilikë është ndërtuar në themelet e vjetra të cilat datojnë shumë shekuj më parë.

    Dyshemetë e bazilikës janë të mbuluara me mozaikë, paraqitje të gërshetuara, medaljone me jetë me “krahë peshku”, ndër të tjera me peshkun autokton – jagula.

    Sipas historianëve kërkimi i parë i kësaj bazilike ka filluar në vitin 1935 dhe thuhet se janë gjetur shumë artefakte të cilat sipas të dhënave gjenden në Beograd.

    Bazilika është nënë kompetenca të Ministrisë së Kulturës, andaj banorët kërkojnë që ministria t’i kërkojë artefaktet e gjetura në Beograd dhe t’i sjell në vendin tonë. Gjithashtu ata kërkojnë mirëmbajtjen e saj.

     “Ne si banorë të fshatit Ladorisht për këtë bazilikë e cila ka një histori të veçantë në zonën tonë, kërkojmë që të mbrohet së paku siç e shikoni edhe vetë nga koha që kalon ajo sa vjen dhe shkatërrohet. Do të ishte mirë të bëhet diçka që edhe ne të ardhmen, ne të dimë për historinë, mirëpo siç po i lëmë gjërat dita ditës çdo gjë po zhduket”, theksoi Valmir Mersini-banor.

    Banorët e fshatit disa herë kanë marr iniciativë për ta pastruar dhe mirëmbajtur të njëjtën, por kanë hasur në rezistencë të policisë lokale. Ka raste kur lëndët kanë shkuar deri në gjykatë.

     “Disa herë që kemi marr iniciativë nga ana e kryetarit të fshatit Xhevdet Dauti i cili ka punuar gati më shumë se të gjithë në këtë fshat. Është thirrur në polici apo e kanë çuar edhe në gjykatë, jo pse ka bërë diçka, ai thjeshtë ka dashur që ta mirëmbajë, mirëpo nuk e kanë lejuar”, tha Valmir Mersini-banor.

    Për kompetencat e bazilikës dhe për mirëmbajtjen e saj kërkuam qëndrim nga Ministria e Kulturës. Nga atje na thanë se ekipet e tyre pasi kanë marrë informacione nga TV21 kanë dal në terren dhe thanë se në periudhën e kaluar kur është kryer  konservimi i arkitekturës dhe i mozaikëve, të njëjtët janë mbuluar që të mos dëmtohen. Në daljen e sotme në terren ata kanë konstatuar se bazilika është në gjendje të mirë.

     “Në periudhën e kaluar rregullisht është kontrolluar gjendja e bazilikës, ndërsa në vitin 2014, në përputhje me projektin e marrë nga Ministria e Kulturës, në mozaikët e bazilikës janë kryer kërkime konservuese. U konstatua se mozaikët janë në gjendje të shkëlqyer dhe me shumë pak ndërhyrje mund të prezantohen. Arkitektura, gurët dhe muret  e bazilikës kanë pësuar më shumë dëmtime dhe duhet konservim, për të cilin është përgjegjës Muzeu Kombëtar i Ohrit, i cili sipas prioritete mundet që këtë monument për kulturë ta vendosin në programin për financim vitin e ardhshëm”, thonë nga Ministria e Kulturës.

    Në bazilikë është e ndaluar hyrja, andaj  ka pasur shërbim kujdestar deri në vitin 2003, por që atëherë është shkëputër kontrata me personin kujdestarë.

    Banorët e fshatit mendojnë se rregullimi dhe mirëmbajtja e kësaj Bazilike do të sillte shumë turistë të huaj sepse është e rrallë dhe autentike, themelet e së cilës kanë datuar edhe para të shekullit të katërt. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    36.6 % e banesave në Maqedoni janë të pabanuara

    Lajmi i rradhës

    Xhamia e Banicës në mëshirë të fatit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë