BDI: argatët e Mickovskit përgatisin opinionin publik për t’ia dhënë VMRO-së komunën e Kërçovës dhe të Strugës 

    Bashkimi Demokratik për Integrim i ka quajtur sërish shpifje deklaratat e VLEN-it se BDI do të pranonte të ishte në vendin e tyre në qeverisje me VMRO-DPMNE-në, madje dhe pa kryeparlamentar shqiptar.

    “Pas instalimit të vazalitetit te turpshëm ndaj VMRO- DPMNE- së, të refuzuarit e shqiptareve e të perzgjedhurit e Mickovskit, pasi ia dorëzuan Ministrinë e Marrëveshjes së Ohrit Stoilkoviqit të Putinit dhe Dimovit të Zingos, pas zëvendësimit të çdo gjëje shqiptare me maqedonase dhe uljes së përfaqësimit të drejtë për 5% me një aktvendim të paprecedent, tashmë filluan të përgadisin opinionin publik për të dhënë Kërçovën dhe Strugën. Këtu i keni kaluar vijat e kuqe dhe do të përballeni me rezistencën e popullit dhe të çdo shqiptari. Kjo është një shkelje e rëndë e arritjeve dhe dinjitetit të shqiptarëve, dhe një hap i tillë nuk do të kalojë pa kundërpërgjigje të fortë”, thonë nga BDI.

    BDI thotë se do të qëndrojë e bashkuar dhe e vendosur për të mbrojtur interesin dhe dinjitetin e popullit shqiptar. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kosova i vetmi vend ku nuk paguhet shfrytëzimi i autostradave

    Lajmi i rradhës

    Matka 20 vite pret mbrojtje – ligji është gati, por ka ngecur në Kuvend

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë