Sela: Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë të pashmangshme

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela tha sot se vitin që po vjen, zgjedhjet parlamentare do të jenë të pashmangshme. Në takimin e fundvitit me gazetarët, Sela tha se kjo Qeveri njihet për skandale të shumta dhe tragjedi. Ndër to ai përmendi spitalin modular në Tetovë, tragjedinë në Bullgari, tentimin për faljen e kriminelëve, vjedhja e votave përmes policisë, ngjarje për të cilat sipas Selës askush nuk ka bartur përgjegjësi

    “Ne do të bëjmë çdo veprim të mundshëm për ta rritur pakënaqësinë në mënyrë që ta detyrojmë qeverinë që të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, ose këto deputetë ti bindim, që duhet 61-shi minimumi, që të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Një nga argumentet sapo e thashë, mungesa e legjitimitetit është element i mjaftueshëm që të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare”, deklaroi Ziadin Sela, kryetar i ASH-së.

    Sela edhe një herë e quajti si të pamoralshëm veprimin e Alternativës që të prishë koalicionin dhe të bëhet pjesë e Qeverisë dhe se ky veprim sipas tij është mësim se si duhet Aleanca ta vazhdojë rrugëtimin për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

    “Për shkak se partneri ynë i koalicionit vlerësoi se shumë lehtë mund të shkelet fjala e dhënë e konfirmuar me nënshkrim dhe vazhdojë rrugëtimin e saj. Legale dhe legjitime si sjellje e një partie politike autonome, por aspak e moralshme politikisht. E kemi autonominë tonë të veprimit, ndërsa vendimet do ti sjellim autonome si subjekt politik. I kemi marrë mësimet e mjaftueshme nga sjellja politike e aktorëve politik me të cilët kemi pasur koalicion dhe do të sillemi konform këtyre leksioneve të cilët ne i kemi marrë”, tha Ziadin Sela, kryetar i ASH-së.

    Kreu i ASH-së foli edhe për koalicionin në qytetin e Shkupit. Ai tha ASH do të marrë dy drejtori qendrore dhe disa drejtorë të shkollave të mesme. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    MASH pas 35 viteve investoi mbi dy milionë denarë në konviktet e studentëve

    Lajmi i rradhës

    Nuk kalon propozimi për pezullimin e PDU-së së KIP “Jellak”-ut, BDI voton kundër dhe këshilltarja e Lëvizjes Besa nuk ishte prezente (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë