BDI cakton Bujar Osmani koordinator për Çairin

    *Foto arkiv

    Mësohet se Bashkimi Demokratik për Integrim e ka caktuar Bujar Osmanin si koordinator për degën e Çairit. Mësohet se vendimi ka ardhur me propozim të vet kreut integrist Ali Ahmeti, me qëllim, siç thotë burimi, “për t’i koordinuar proceset politike në Çair në këtë fazë”.

    Ky vendim i integristëve vjen pas një periudhe të tensionuar në parti, e cila është ndarë në dy grupime, ata që janë funksionarë në Qeveri e të cilët mbështeten nga kryetari Ahmeti, si zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe ministri i jashtëm Bujar Osmani, si dhe grupi i ashtuquajtur “i zjarrit”, të udhëhequr nga Izet Mexhiti, Musa Xhaferi e Blerim Bexheti, të cilët kritikojnë punën e ministrave integristë.

    Rikujtojmë se kryetar i degës së Çairit, aktualisht është Izet Mexhiti, ndër figurat kryesore të të ashtuquajturit “Grupi i Zjarrit”. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    2,100 denarë-shi për “TVSh-ja ime”, në labirintet e kuvendit

    Lajmi i rradhës

    Dimovski: Mungesa e modalitetit përkatës, shkak për intensitetin e alarmeve të rreme për bomba

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë